Veliaj nuk paraqitet në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, kryebashkiaku nga paraburgimi: Refuzoj, i jam drejtuar GJKKO-së Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 10 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.
Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, janë vendosur 13 masa administrative për kundërvajtjet e konstatuara. Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës.
Njoftimi i Policise
Tiranë/Procedohen penalisht 10 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm.
Gjithashtu, vendosen 13 masa administrative në bazë të Aktit Normativ.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 10 shtetas.
Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në to, si dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel