Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj avokatit Uljan Barjami, i cili u ndalua pak kohë më parë në Elbasan, pas dyshimeve për kanosje dhe kundërshtim të prokurorit Gjergji Ceka.
Barjami ishte ndaluar me iniciativën e një oficeri të Policisë Gjyqësore, pas një incidenti gjatë të cilit dyshohej se kishte kanosur prokurorin.
Në momentin e ngjarjes, avokati po ushtronte detyrën si mbrojtës ligjor i Maksim Sucit.
Pas shqyrtimit të materialeve të çështjes, Gjykata e Tiranës ka vlerësuar se veprimet e avokatit nuk përbëjnë vepër penale, duke vendosur kështu pushimin e procedimit penal ndaj tij.
