“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe në “Goca dhe Gra”: Më mungon empatia e të tjerëve, s’ma kupton asnjëherë askush që vuaj Lini, fshati i shpallur Ansambël Arkitektonik Urban nga UNESCO, një prej perlave natyrore dhe kulturore shqiptare, për dekada me radhë është përballur me mungesën e kanalizimeve.
Për familjet që jetojnë këtu, liqeni ka shërbyer si pritës i ndotjeve, pasi banorët kanë gjetur zgjidhjen te gropat septike ose në derdhjen e ujërave të përdorur në liqen.
Në fshatin që shtrihet buzë Liqenit të Ohrit, me shtëpitë prej guri dhe rrugicat e ngushta, gjenden edhe Bazilika e Linit dhe vendbanimi palafit, i cili daton 8000 vjet më parë. Megjithatë, UNESCO e ka ngritur shqetësimin për pasojat e liqenit si rrjedhojë e mungesës së kanalizimeve.
Tani që problemi po merr zgjidhje, banorët mbeten dëshmitarët kryesorë të asaj që ka rënduar mbi supet e liqenit dhe të dëmeve që i janë shkaktuar. Detergjentët dhe ndotja kanë lënë gjurmë te flora dhe fauna, dhe sot banorët thonë se liqeni është varfëruar.
Me ndërhyrjet për rrjetin e kanalizimeve që po bëhen, shpresa është që liqeni të marrë frymë përsëri dhe fshati të rikthejë kështu vlerat e tij.
Top Channel