Greva e përgjithshme e sindikatave paralizon Belgjikën më 23 nëntor, anulohen fluturimet dhe ndërpritet transporti publik

Më 23 nëntor, Belgjika rrezikon të mbetet e bllokuar në sektorin e transportit ajror dhe atë publik, pasi tri konfederatat kryesore sindikale të vendit kanë shpallur një protestë mbarëkombëtare.

Edhe kontrollorët e trafikut ajror do t’i bashkohen grevës, çka pritet të çojë në anulimin e shumicës së fluturimeve në aeroportet belge. Njëkohësisht, priten kufizime të konsiderueshme në linjat e autobusëve, tramvajeve dhe metrosë.

Të lidhura

None found

Skeyes, kompania që mbulon kontrollin e hapësirës ajrore, ka bërë të ditur se nga ora 07:00 deri në 21:00 nuk mund të sigurojë shërbim normal. Rrjedhimisht, aeroporti i Brukselit ka paralajmëruar se pjesa dërrmuese e fluturimeve, si nisjet ashtu edhe mbërritjet, do të anulohen.

Edhe aeroporti i Charleroi-t ka njoftuar ndërprerje të aktivitetit. Të përjashtuara nga këto masa do të jenë vetëm fluturimet emergjente dhe ato që lidhen me sigurinë. Vetëm në aeroportin e Brukselit për këtë datë ishin parashikuar rreth 59 mijë e 500 udhëtarë dhe 429 fluturime, prej të cilave 213 nisje dhe 216 mbërritje.

Pasagjerëve u rekomandohet të komunikojnë me linjat ajrore përkatëse për t’u informuar nëse udhëtimi i tyre do të anulohet dhe për të parë alternativat e mundshme të ndryshimit të datës.

Protesta është thirrur nga sindikatat ACV, ABVV dhe Synova, të cilat kundërshtojnë politikat shtrënguese dhe reformat ekonomiko-sociale të ekzekutivit federal të drejtuar nga kryeministri Bart De Wever.

Sipas organizatorëve, kjo shënon protestën e 11-të kombëtare që nga marrja e detyrës nga qeveria aktuale, duke reflektuar një përshkallëzim të mëtejshëm të pakënaqësive ndaj politikave të saj.


Shtuar më 22.11.2026 12:19

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet