Kopjimi me IA në provimin kombëtar, jep dorëheqjen ministri i Arsimit në Korenë e Jugut

22 Nëntor 2026 | 12:22

Ministri i Arsimit i Koresë së Jugut, Choi Kyo-jin, paraqiti dorëheqjen e tij të dielën, dhe Presidenti i vendit Lee Jae-myung e pranoi atë.

Dorëheqja erdhi pas konfuzionit të shkaktuar nga ndryshimet e minutës së fundit në rregullat e provimeve kombëtare të pranimit në universitet, të cilat kishin për qëllim parandalimin e përdorimit të inteligjencës artificiale, IA, si një mashtrim modern gjatë provimeve, të cilat u mbajtën javën e kaluar.

Choi tha se disa ndryshime të bëra pak para provimit Suneung, shkurtimi korean për provimin vjetor kombëtar të pranimit në universitet të vendit, i cili u mbajt të enjten e kaluar, kishin shkaktuar konfuzion tek publiku, përfshirë edhe vetë kandidatët.

“Si ministër përgjegjës, mendoj se nuk mund t’i shmang kritikat për faktin se nuk arritëm të përgatitemi në kohë”, tha ai në një deklaratë të lëshuar nga ministria.

“Tani që provimet kanë mbaruar, ndihem thellësisht përgjegjës dhe po paraqes dorëheqjen time”, shtoi ai.

Lee pranoi dorëheqjen e Choi rreth një orë pasi ministri njoftoi qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen, tha një zëdhënëse presidenciale në një deklaratë për shtyp.

Ajo deklaroi se procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Choi do të ndjekë procedurat e përcaktuara.

Ministria koreane e Arsimit është kritikuar ashpër për njoftimin e nxituar të rregullave të reja kundër kopjimit përmes inteligjencës artificiale, madje edhe në prag të provimeve, duke shkaktuar konfuzion të gjerë midis kandidatëve dhe mësuesve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjendë 114.6 kg kokainë të fshehura në kamion, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë

Forcat e rendit në Francë kryen një operacion të madh në pikën e pagesës së taksave në Arles gjatë natës midis 18 dhe 19 nëntorit....
11:19 | 22/11/2026

Nga rekrutimi i vajzave te përpjekjet për t’u afruar me Putinin dhe rrethin e tij, zbulohet rrjeti i Epstein në Rusi

Nga rekrutimi i vajzave të reja përmes agjencive të modelimit deri te përpjekja për të fituar akses në rrethin e ngushtë të Vladimir Putinit, Jeffrey...
09:48 | 22/11/2026

Sulm me raketa dhe dronë në disa rajone të Ukrainës, 2 të vdekur dhe 60 të plagosur

Të paktën dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm rus në Krivyi Rih, qytetin e lindjes së Presidentit ukrainas...
09:12 | 22/11/2026