Nga pyjet te biodiversiteti, forum kombëtar në Shkodër për mbrojtjen e natyrës
Nga pyjet te biodiversiteti, sfidat mjedisore dhe përgjegjësia për ruajtjen e pasurive natyrore ishin në fokusin e një forumin kombëtar i zhvilluar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Aktiviteti, që shënon përmbylljen e javës mjedisore në Shqipëri, synon krijimin e një hapësirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash mes ekspertëve të fushës, organizatave mjedisore, institucioneve publike, botës akademike dhe komuniteteve lokale.
“Është mjaft e rëndësishme që këto grupe të synuara ose aktorë të bashkëpunojnë së bashku për të pasur sukses në përballimin e sfidave që lidhen me biodiversitetin dhe menaxhimin pyjor në vendin tonë. Bëhet fjalë për rreth 60% të territorit të Shqipërisë, i cili mbulohet nga pyjet dhe paraqet problematika krejt të ndryshme nga ato të territoreve urbane që kemi në administrim’, u shpreh Imeldi Sokoli, Menaxher i projektit GreenAL.
Mesazhi kryesor i këtij forumi, siç u shprehen edhe ekspertë ndërkombëtar të mjedisit, lidhet me domosdoshmërinë për të mos e parë mbrojtjen e natyrës vetëm si një përgjegjësi institucionale, por si një angazhim të përbashkët, ku rol të rëndësishëm kanë edhe komunitetet dhe qytetarët.
“Shqipëria zotëron një biodiversitet dhe peizazh me vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe evropiane. Shqiptarët presin që si qeveria e tyre, ashtu edhe Bashkimi Evropian, të ndihmojnë në mbrojtjen e këtyre zonave. Kjo u bë shumë e qartë gjatë pranverës dhe verës së këtij viti, përmes protestave për flamingot’, tha Annika Karlsson, Specialiste për mjedisin, Ambasada e Suedisë në Shqipëri.
Diskutimet e këtij, në kuadër të programit GreenAL u përqendruan në tri çështje kryesore: pasuritë natyrore që zotëron Shqipëria, presionet që kërcënojnë pyjet dhe ekosistemet, si dhe zgjidhjet që mund të kontribuojnë në mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.
Gazetar: A. Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




