118 vite më parë në Kongresin e Manastirit u vendos unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe. Kjo ngjarje historike ka shënuar 22 nëntorin si ditën e alfabetit, e cila festohet zyrtarisht në Shqipëri për arritjen e vitit 1908, një datë e rëndësishme në historinë e gjuhës dhe kulturës shqiptare. 50 delegatë nga 23 qytete të trevave të ndryshme shqiptare, nën drejtimin e personaliteteve të kohës si Mithat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta u diskutuan dhe morën vendimin mbi një alfabet të përbashkët të gjuhës shqipe. Që prej asaj periudhe u hodhën hapa të mëtejshëm drejt njësimit të shkrimit të shqipes, duke ndihmuar në zhvillimin e arsimit, botimeve në gjuhën amtare dhe në forcimin e identitetit kombëtar. Për ditën e alfabetit pati një mesazh edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkroi në rrjete sociale “Në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja”.