Përplasja Leclerc-Hamilton te Ferrari, Vasseur: Sjellje e papranueshme e Charles Keanu Reeves është hakeri Neo i ‘Matrix’, ai që çliron njerëzit nga simulimi i makinerive, vrasësi i pandalëshm, John ëick që arratiset për të shpëtuar jetëm, avokati i ri, por ambicioz e lakmitar, profesionist në kryeveprën ‘Avokati i Djallit’ në 1997. Një aktor i madh të cilit mund t’i kërkosh të bëhet edhe ….shoferi i pilotëve të Formula 1.
Në përfundim të Çmimit të Madh të Las Vegasit, ylli hollivudian u ngjit në bordin e një limuzine për të shoqëruar drejt podiumit 3 fituesit e një prej garave më të çmendura të vitit. Imazhet e tregojnë Keanu Reeves teksa hap derën e pasme të automjetit nga ku dolën Max Verstapen i Red Bull dhe Lando Norris e Oscar Piastri të McLaren, një skenë që mund të ndodhte vetëm në një qytet si Las Vegasi ku gjithçka është e mundur
Keanu Reeves nuk është i ri në botën e motorëve, që e vlerëson edhe në jetën e tij private. Imazhi i tij që shkon të marrë pemën e Vitit të Ri me makinën e tii Porsche 911 seria 993 është ende i famshëm me aktorin e njohur që është edhe në krye të një ndërmarrje motoçikletash; Arch Motorcycle.
Duke marrë parasysh këto prirje, Keanu Reeves me siguri do t’i ketë pëlqyer të vihet në dispozicion në këtë detyre dhe me siguri duke parë sesi ai manovron në ekranin e madh, edhe pilotët janë ndjerë të sigurt me të.
Top Channel