Paris Saint-Germain po shijon një nisje të jashtëzakonshme në Champions League, ku rezultatet pozitive po përkthehen edhe në të ardhura të konsiderueshme. Katër fitore në katër ndeshjet e para i kanë siguruar klubit francez plot 8.4 milionë euro vetëm nga shpërblimet për rezultatet.
Sipas Sportune, skuadra pariziene ka marrë shumën maksimale të mundshme në këtë fazë, falë sukseseve ndaj Slovan Bratislavës (6-1), Manchester Cityt (4-2), Barcelonës (4-2) dhe Villarrealit (6-0).
Skema e shpërblimeve të UEFA-s është e qartë: çdo fitore në fazën e ligës vlen 2.1 milionë euro, ndërsa një barazim shpërblehet me 700 mijë euro. Humbjet nuk sjellin të ardhura nga ky zë.
Kështu, PSG ka përfituar 8.4 milionë euro, ndërsa dy përfaqësueset e tjera franceze kanë arkëtuar më pak. Lens, me një fitore në katër ndeshje, ka siguruar 2.1 milionë euro, ndërsa Lille, falë një barazimi, ka përfituar 700 mijë euro.
Në total, UEFA ka shpërndarë 151 milionë euro për klubet pjesëmarrëse në këtë periudhë të kompeticionit. E vetmja skuadër që nuk ka përfituar asgjë nga rezultatet është Slovan Bratislava, e cila i ka humbur të katër ndeshjet e zhvilluara.
Për PSG-në, pra, ky fillim perfekt ka sjellë jo vetëm pikë të rëndësishme në garën europiane, por edhe një përfitim financiar që mund të rritet më tej me vazhdimin e suksesit.
© SYRI.net
'Respektoni fanellën', tifozët e Juventusit me mesazh të fortë për lojtarët
Araujo nuk vendos për të ardhmen, Liverpooli ka opsionin prej 55 milionë euroshBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: