Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për torturë dhe skllavëri është arrestuar në Vorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku ishte dënuar me 4 vite burg.
I arrestuari është Bukurosh Kuçi, ndaj të cilit Gjykata e Apelit e Barit kishte dhënë një dënim prej 4 vitesh burg për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga ky dënim, 49-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burg.
Sipas Policisë, arrestimi u bë nga Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës pas shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Njoftimi i Policisë
"u kap në Vorë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi B. K., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Barit, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim"










Komente
Komento