Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kanë marrë pjesë në përurimin e sistemit të integruar të kontrollit kufitar “One Stop Shop” në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Ky sistem krijon një pikë të përbashkët kontrolli kufitar, duke synuar lehtësimin e procedurave dhe reduktimin e kohës së pritjes për qytetarët dhe automjetet që lëvizin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama e cilësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Qafë Thanë – Sot, së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në përurimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop
Shop”, pikë e përbashkët e kalimit kufitar, një hap për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve