Shembet një pallat pesëkatësh pas sulmeve me dronë në Ukrainë, vijojnë kërkimet për 15 të zhdukur
15 persona rezultojnë të zhdukur pasi një sulm me dron rus shkatërroi një pjesë të një ndërtese pesëkatëshe në rajonin e Kievit, tha policia ukrainase të dielën.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e sulmit në Dymer, në veri të kryeqytetit ukrainas.
“15 persona janë aktualisht të listuar si të zhdukur, përfshirë dy fëmijë: një vajzë 11-vjeçare dhe një djalë shtatëvjeçar”, shkroi Policia Kombëtare e Ukrainës në një postim në Telegram.
Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë ekipet e emergjencës që kërkojnë nëpër rrënoja ndërsa punojnë për të gjetur të mbijetuar.
Timur Tkachenko, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit, tha se trupat e dy personave ishin nxjerrë nga rrënojat dhe se të paktën katër persona ishin plagosur.
Ai shtoi se ishte ngritur një qendër komande për të ndihmuar në koordinimin e një përgjigjeje ndaj sulmit, me shërbime sociale dhe psikologë që punojnë në vendngjarje.
William planifikon reforma të reja në monarki, rrezikohen titujt mbretërorë të Harry-t dhe fëmijëve të tij
Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për 4 mijë dollarë
A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet
- 14:18 Kapen në Shkodër dhe Vorë 2 persona në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë, torturë dhe skllavëri
- 13:37 William planifikon reforma të reja në monarki, rrezikohen titujt mbretërorë të Harry-t dhe fëmijëve të tij
- 13:16 Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe qëlloi në ajër, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër me precedentë penalë
- 13:07 Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për 4 mijë dollarë
- 12:47 A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet
- 12:36 Begaj feston Ditën e Alfabetit me Shoqatën “Tomorri”: Gjuha shqipe dhe kultura, shtylla të identitetit kombëtar