Një 40-vjeçar është arrestuar në Libohovë, pasi dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten dhe më pas ka qëlluar në ajër.
Sipas Policisë, ngjarja nisi pas një konflikti për motive të dobëta, gjatë të cilit Tefik Beqo dyshohet se i ka thënë bashkëshortes se do ta vriste me armë. Pas kërcënimit, ai është larguar me automjet dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia ndërhyri për neutralizimin e tij, ndërsa operacioni u shoqërua me negociata që zgjatën rreth 2 orë e 30 minuta. Në përfundim, 40-vjeçari u arrestua në flagrancë.
Beqo, banues në Libohovë, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.












