Gadi Eisenkot e udhëzoi partinë e tij që të dielën të nisë bisedime “maratonë” me partinë Likud të Benjamin Netanyahut, në përpjekje për të formuar një qeveri uniteti. Eisenkot, ish-shef i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, i cili mori mandatin për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve izraelite muajin e kaluar, u shpreh se ftesa drejtuar partisë Likud të kryeministrit “pasqyron një angazhim të sinqertë për të formuar qeverinë më të gjerë të mundshme”. “Ekipi negociator i ‘Yashar!’ do të bëjë çmos, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të ndërmarrë hapa të guximshëm dhe për të arritur përparimin e nevojshëm për formimin e qeverisë”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë, Likud ka paraqitur një sërë kërkesash për formimin e një qeverie uniteti, duke përfshirë premtimin për t’i dhënë fund “të gjitha sulmeve personale”, “nxitjeve” dhe “bojkoteve” ndaj Netanyahut.