Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Libohovë, ku një 40-vjeçar ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, duke e kanosur se do ta vriste me armë zjarri automatike. Pas konfliktit familjar, ai ka qëlluar disa herë në ajër dhe më pas është larguar me automjet. Policia e Gjirokastrës, së bashku me shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen. Pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociatash me uniformat blu, është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit, me inicialet T. B., banues në Libohovë dhe me precedent të mëparshëm penal.