Nuk ka më të arrestuar për protestat që vijojnë e mbahen në kryeqytet. Por gjoba dhe referime dërguar prokurorisë për të vijuar hetimet në gjendje të lirë. Të paktën ky është qëndrimi më I fundit I policisë që për protestën e të shtunës ku pati përplasje me efektivët e rendit zyrtarisht, njoftohet se 10 protestues janë vënë nën hetim për veprime të paligjshme gjatë tubimit dhe 13 u gjobitën sipas aktit normativ hyrë në fuqi për protestat më 28 tetor . Top channel pyeti burime zyrtare pranë policisë së Tiranës për të dhënat nga data 18 tetor kur dhe kulmuan protestat e dhunshme . rezulton se nga kjo datë janë arrestuar 333 persona për veprime të dhunshme , goditje të policies, shumica e të cilëve më pas janë lënë nën detyrim paraqitje nga gjykata. 41 nga të arrestuarit janë të mitur dhe nën moshën 18 vjec. Nën hetim në gjendje të lirë deklarohet se janë referuar 518 persona , prej tyre 88 janë minorene. Ndërkohë që nga hyrja në fuqi e aktit normativ aktualisht të kundërshtuar në gjykatën kushtetuese , janë prerë 338 masa administrative gjoba, të argumentuara për dhunë dhe pjesëmarrje të maskuar në tubime. Nga ana tjetër prokuroria po I heton të dyja palët edhe protestuesit edhe disa oficerë , të kallzuar për veprime arbitrare. Ndërsa ka thirrur për tu administruar dëshminë qytetarëve të dëmtuar në protestë, njëri ndër ta Erion Vishkulli, I riu që u plagos në sy dhe që do të pyetet në datën 25 nëntor