Arjan Rapi, një emër i njohur për vjedhjet e kasafortave dhe banesave në Tiranë, është arrestuar sërish, këtë herë nga Policia e Durrësit. 51-vjeçari, i cilësuar në hetimet e mëparshme si koka e grupit të grabitësve të kasafortave dhe i arrestuar edhe për vjedhjen e kasafortës së Eno Agasit, dyshohet se ka vjedhur një banesë në Durrës, nga ku ka marrë 22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe sende luksoze. Në pranga ka përfunduar edhe një 24-vjeçare nga Lushnja, e dyshuar si bashkëpunëtore dhe e dashura e tij.