E diel, 22 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Strakosha rikthehet pas dy muajsh, gati për sfidën europiane të AEK-ut

LIVE C

Thomas Strakosha është rikthyer në fushën e lojës pas afro dy muajsh mungesë për shkak të dëmtimit. Portieri i Kombëtares shqiptare e nisi si titullar ndeshjen e AEK-ut ndaj Kalamatas, duke festuar rikthimin me një fitore 0-1 në transfertë.

Një lajm i rëndësishëm për skuadrën greke, që tashmë mund të llogarisë sërish te gardiani shqiptar në një moment të rëndësishëm të sezonit.

Në këtë takim, nga minuta e parë u aktivizua edhe Stavro Pilo, i cili u pozicionua në krahun e majtë të mbrojtjes.

Rikthimi i Strakoshës vjen në prag të një sfide të rëndësishme europiane për AEK-un, që në mesjavë do të përballet me Comon. Portieri shqiptar synon të jetë gati për këtë përballje, duke i dhënë një tjetër alternativë skuadrës në portë.

Pas një periudhe të gjatë rikuperimi, Strakosha është rikthyer në dispozicion të trajnerit dhe shpreson të lërë pas problemet fizike për të ndihmuar ekipin në vazhdimësinë e sezonit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.