E diel, 22 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Shehu tund rrjetën në Poloni, por festa zgjat pak

Juljan Shehu ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë këtë sezon në kampionatin polak, por goli i mesfushorit shqiptar nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen e Vidzeu Lodz. Skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-1 në transfertën ndaj Rakov.

Momenti më i mirë për futbollistin e Kombëtares shqiptare erdhi në minutën e 52-të, kur Shehu riktheu baraspeshën në rezultat, duke çuar shifrat në 1-1.

Pas një pasimi të saktë nga Selahu, 28-vjeçari lëvizi bukur në zonë dhe goditi me të djathtën. Topi, pas një devijimi, përfundoi në rrjetë, duke i dhënë përkohësisht shpresë skuadrës së tij.

Ky ishte goli i parë sezonal për Shehun, i cili ka regjistruar 11 paraqitje në kampionat gjatë këtij edicioni. Për mesfushorin shqiptar, ky është sezoni i pestë me fanellën e Vidzeu Lodz.

Megjithatë, pavarësisht kontributit të dy futbollistëve shqiptarë, Vidzeu Lodz nuk arriti të merrte rezultat pozitiv dhe vazhdon të vuajë në kampionat, duke mbetur e përfshirë në garën për mbijetesë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.