• Kontakt
Sunday, November 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjithë emrat/ Enti i Energjisë licenson “Tigrat” nën hijen e “kumbarës” Belinda Balluku

15:37 : 22/11/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka licensuar centralet lundrues “Tigri 1” dhe “Tigri 3” për prodhimin e energjisë elektrike, duke argumentuar se çdo pretendim për ndotje mjedisi, abuzim financiar dhe shkelje të procedurave ligjore janë rrëzuar nga struktura qeveritare jashtë këtij institucioni.

Bordi Drejtues i ERE-s vendosi në 6 nëntor 2026 “Licencimin e shoqërisë “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH sh.a). në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga tec-et lundruese “Tigri 1”, me kapacitet të instaluar 50 më, dhe “Tigri 3”, me kapacitet të instaluar 60 më”.

Në një dokument prej 12 faqesh, Enti Rregullator i Energjisë është treguar shumë i detajuar, në një tentativë për të shkarkuar veten nga përgjegjësia e një vendimi shumë të diskutueshëm.

Në foto: Enti Rregullator i Energjisë licensoi “Tigri 1” dhe “Tigri 3” për prodhim energjie elektrike

Historia e dy “Tigrave” ka nisur në vitin 2022, në një Marrëveshje të dyshimtë, të bekuar me praninë e ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës në atë kohë, Belinda Balluku.

Lexo edhe:

Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV

Veliaj për operacionin: S’mund t’i besoj jetën time Edi Ramës

Megjithëse Balluku prej disa muajsh nuk është në funksione qeveritare, vendimi më i fundit i Entit Rregullator të Energjisë për licensimin e dy anijeve-centrale, duket se ka hijen e ish-numrit 2 të qeverisë.

Propozuesja e licensimit ishte administratorja e KESH-it, Viola Haxhiademi, një nga bashkëpunëtorët më të ngushta të Belinda Ballukut dhe e bashkëpandehur në dosjen ndaj saj në Gjykatën e Posaçme. Lehtësues i procedurave është Enea Karakaçi, një ish-bashkëpunëtor i Ballukut, i cili tashmë mban postin e Ministrit të Infrastrukturës.

Në foto: Viola Haxhiademi dhe Belinda Balluku

Ekspertët e pavarur që kanë shqyrtuar ndikimin në mjedis të “Tigrave” janë personazhe, të cilët, në mënyrë indirekte lidhen me Ballukun. Përballë kësaj armate të veshur me pushtet, një numë i konsiderueshëm kundërshtish qytetare, të përbëra nga individë e shoqata mjedisore, e panë veten të pamundur për të ndaluar aktivitetin e dy centraleve-lundrues.

“Tigrat” prej letre

Rikthehemi në shkurt 2022. Sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës krijoi pështjellim ndërkombëtar për furnizimin me energji elektrike. Qeveria shqiptare synoi të gjente një zgjidhje emergjente.

Kryeministri Edi Rama ngarkoi zëvendësen e tij, Belinda Balluku, që të drejtonte operacionin për marrjen me qira të dy anijeve-termocentrale, të cilët, siç u tha, do të mbulonin një pjesë të konsiderueshme të nevojave të vendit me furnizimin me energji elektrike.

Balluku, duke pasur në krah ambasadoren amerikane të kohës në Tiranë, Yuri Kim, nxiti nënshkrimin e Marrëveshjes me bashkimin e operatorëve ndërkombëtarë “Exelerate Global Operations” l.l.c. dhe “Renco” s.p.a.

Në foto: Ish-ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe ish-Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku

Mbi këtë Marrëveshje, qeveria shqiptare do të paguante rreth 90 mijë dollarë në muaj për qira dhe mirëmbajtje. Megjithëse Rama, Balluku dhe Yuri Kim e quajtën këtë marrëveshje si shumë të suksesshme, ajo u përball që në krye të herës me kundërshti të forta.

Grupet e ambientalistëve ngritën zërin se veprimtaria e dy “Tigrave” në zonën e Triportit, në Vlorë, do të shkaktonte katastrofë mjedisore, për shkak të emetimit të gazrave dhe ndotjes së detit nga mbetjet hidrokarbure. Dy anijet erdhën nga Bangladeshi dhe ishin shumë pranë fazës “dead of life” (në fund të jetës), ndaj edhe rreziku që funksioni i tyre të ishte i dëmshëm, ishte shumë i lartë.

Nga ana tjetër, ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të opozitës e konsideruan këtë Marrëveshje si një “masakër financiare” dhe aspak fitim-prurëse.

Katër vjet pas Marrëveshjes, Yuri Kim u largua nga Departamenti i Shtetit dhe u punësua si zyrtare e lartë në kompaninë e naftës, “Exon-Mobile”, e lidhur drejtpërdrejtë me shoqëritë që sollën “Tigrat” në Shqipëri. Belinda Balluku është largua nga postet qeveritare dhe po përballet me akuza të rënda penale, duke pasur në krah mbështetjen politike të maxhorancës socialiste.

Në foto: Impiantet lundrues (Tigri 1 dhe Tigri 3) prodhojnë 1.4% të energjisë elektrike

Ndërsa “Tigrat”, të paktën në dy vitet e fundit, kanë kontribuuar vetëm me 1.4 përqind të prodhimit vendas të energjisë elektrike, sipas raporteve të Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare për vitet 2024 dhe 2025.

KESH “zbut” Tigrat

Marrëveshja parashikonte se qeveria shqiptare do të merrte me qira “Tigrat” për një periudhë 2-vjeçare dhe më pas ata do t’i kalonin në pronësi shtetit shqiptar. Për arsye që nuk qartësohen plotësisht, qeveria, nëpërmjet KESH-it, mori pronësinë e dy cetraleve lundrues në shtator të vitit 2026.

Në korrik të këtij viti, KESH-i, i cili po përgatitej të merrte në zotërim dy “Tigrat”, dorëzoi një kërkesë pranë Entit Rregullator të Energjisë për licensimin e tyre për prodhimin e energjisë elektrike.

Kërkesa u nënshkrua nga administratorja e KESH-it, Viola Haxhiademi, e cila kishte qenë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës, kur ish-shefja e saj, Belinda Balluku, u ngarkua për të nënshkruar Marrëveshjen për marrjen me qira të dy Tigrave.

Në foto: Enea Karakaçi, duke marrë në dorëzim detyrën nga Belinda Balluku

Bordi i ERE-s nisi procedurat administrative, duke kërkuar informacion pranë institucioneve të përfshira.

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, një ish-vartës i Ballukut, mbajti qëndrimin se “Tigrat” nuk kishte nevojë për licensim të ri, pasi ata ishin aprovuar më herët, në vitin 2023, kur ishin ende pronësi e dy kompanive të huaja, “Excelerato” dhe “Renco”.

Marrëveshja parashikonte që, në momentin që “Tigrat” kalonin në pronësi të Shtetit Shqiptar, ato kishin nevojë për rinovimin e dokumentacionit, përfshirë edhe Lejen Mjedisore. Për këtë arsye, Enti Rregullator nuk e mori në konsideratë sugjerimin e ministrit Karakaçi.

ERE kërkoi që kërkuesi, pra KESH-i, të rinovonte Lejen Mjedisore, ndërkohë që njoftoi edhje palët e interesuara që të paraqesnin objeksionet e tyre.

Në Gusht 2026, një numër i konsiderueshëm qytetarësh, ekspertësh dhe shoqata mjedisore, përfshirë edhe nga Diaspora, iu drejtuan Entit Rregullator të Energjisë me kërkesa për të refuzuar licensimin e dy “Tigrave”.

Në argumentat e tyre, kundërshtarët e projektit i sollën në vëmendje Bordit të ERE-s dëmet e mëdha financiare dhe mjedisore që do të sillte aktiviteti i dy centraleve lundrues, të ankoruar në Gjirin e Vlorës.

Përballë këtyre kundërshtive, Korporata Elektro-Energjitike (KESH) vendosi një vendim jo-të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, në të cilin ishin rrëzuar argumentat e grupeve qytetare për ndikimin negativ të dy centraleve lundrues në ambjent.

Ekspertët dhe hija e Ballukut

Historia gjyqësore risjell në skenë sërish hijen e Belinda Ballukut.

Në Gusht të vitit 2023, grupe të ndryshme mjedisore kërkuan në Gjykatën Administrative të shkallës së parë në Tiranë “shfuqizimin/anulimin e lejes mjedisore” për dy “Tigrat”.

Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare kundërshtoi këto pretendime në gjykatë, duke paraqitur një akt-vlerësimi mjedisor, të përgatitur nga një ekspert privat.

Siç u prezantua në seancat gjyqësore, eksperti mjedisor i kontraktuar nga KESH-i ishte përfaqësues i kompanisë “Abkons”, një shoqëri ndërtimi në pronësi të sipërmarrësit Gentian Sula, i cili është marrë i pandehur në dosjen e korrupsionit kundër kryetarit në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata, për llogari të procesit, thirri një ekspert tjetër, nga Lista e Ministrisë së Drejtësisë. Ai ishte Gazmend Beshi. Eksperti rezulton edhe Drejtues Teknik i shoqërisë private “Ulza” shpk, sipas një dokumenti publik.

Në foto: Eksperti Gazmend Beshi, drejtues teknik i “Ulza” shpk

Pa i hyrë në meritë ekspertit Beshi, kompania ku ai mban (ose ka mbajtur) post drejtues, është e përfshirë në një situatë të dyshimtë në Dibër, qark ku ka qenë drejtuese politike për Partinë Socialiste, pikërisht Belinda Balluku.

Në Mars të vitit 2025, kur Balluku ishte ende ministre e Infrastrukturës, Autoriteti Rrugor Shqiptar në varësi të saj nënshkroi me kompaninë “Ulza” shpk kontratën për “Sistemimin dhe asfaltimin e Unazës së Madhe, Burrel”. Tenderi ishte me fond limit 128 milionë lekë të reja dhe afati i përfundimit të punimeve 6 muaj.

Kur punimet duhet të ishin në fazën përfundimtare, në janar 2026, rruga u shkatërrua, duke pësuar çarje të mëdha në shumë pjesë të saj.

Në foto: Unaza e Burrelit, e shkatërruar

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës, tashmë e drejtuar nga Karakaçi, nuk morën asnjë masë për kërkuar përgjegjësitë mbi dëmet. Përkundrazi, ARRSH-ja nxitoi që të shpall një tjetër tender, me vlerë rreth 900 mijë euro, për sistemimin e asaj çka ishte prishur.

Duke u rikthyer tek procesi në Gjykatën Administrative, eksperti Gazmend Beshi përpiloi një raport teknik, në të cilin rezultonte se centralet lundrues “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk ndotnin mjedisin. Ai paraqiti tabela dhe të dhëna, mbi të cilat bazonte argumentat e tij.

Raporti i ekspertit Beshi nxiti trupën gjykuese që të rrëzonte kërkesën e shoqatave mjedisore për shfuqizimin e lejes së parë mjedisore të marrë për Tigrat, në vitin 2023.

Në foto: Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë (Tetor 2025)

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë e shpalli vendim në 23 tetor 2025. Ky vendim u ankimua menjëherë nga shoqatat mjedisore. Deri më tani, Gjykata Administrative e Apelit nuk e ka marrë ende në shqyrtim, gjë që tregon se vendimi i shkallës së parë nuk është ende i formës përfundimtare.

Licensimi i “Tigrave”

Me këtë vendim në dorë, administratorja (tashmë e shkarkuar e KESH-it), Viola Haxhiademi, shoqëroi kërkesën për licensimin e “Tigri 1” dhe “Tigri 3” para Bordit të Entit Rregullator të Energjisë.

Nga ana tjetër, Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, miratoi në 23 shtator 2026 azhornimin e Lejes Mjedisore për dy centralet lundrues.

Në foto: Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, miratoi Lejen Mjedisore për “Tigrat”

Të gjithë këto dokumente i shërbyen Entit Rregullator të Energjisë që të miratojë licensimin e dy centraleve lundrues. Megjithatë, ERE është kujdesur në maksimum që të shmangë, sa të mundet, përgjegjësinë nga vetja, për aspekte të diskutueshme të këtij licensimi.

“ERE sqaron se dhënia e licencës për prodhimin e energjisë elektrike nuk përbën miratim të mënyrës së shfrytëzimit të impianteve, të kostove të prodhimit apo të transaksioneve që shoqëria do të kryejë në treg. Ushtrimi i kësaj veprimtarie mbetet subjekt i kërkesave teknike, rregullave të operimit dhe rregullave të tregut të energjisë elektrike, të cilat zbatohen nga subjektet pjesëmarrëse në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi”, thuhet në vendimin e miratuar në 6 nëntor 2026.

Në foto: Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, dhe ish-zv.kryeministrja, Belinda Balluku

Me këtë vendim, “Tigri 1” dhe “Tigri 3” licensohen të kryejnë aktivitet për 5 vjet. Por, me një klauzolë, e cila duket se është e pamundur për t’u përmbushur: “Në rast se impianti operon në mënyrë të vazhdueshme, 24 orë në ditë, për një periudhë prej 2 vitesh, licenca përfundon me plotësimin e kësaj periudhe dyvjeçare”.

Etiketa: belinda ballukuEdi RamaEnea KarakaçiEnti Rregullator i Energjisëjuri kimKESHMinistri i InfrastrukturësSofjan JaupajViola Haxhiademi“Exelerate Global Operations” l.l.c.“Exon-Mobile“Renco” s.p.a.“Tigri 1”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV

13:21 : 22/11/2026
AKTUALITET

Veliaj për operacionin: S’mund t’i besoj jetën time Edi Ramës

12:08 : 22/11/2026
AKTUALITET

“Nuk gjunjëzohem”, Spiropali reagon pasi u përjashtua nga Rama: Më dalin 7 koka të tjera

11:55 : 22/11/2026
AKTUALITET

Protesta e 28 nëntorit, pedagogu: Pritet të vijnë edhe të huaj për t’iu bashkuar studentëve

11:44 : 22/11/2026
AKTUALITET

Protesta/ Policia vijon ndëshkimet: 10 të proceduar dhe 13 masa administrative

11:20 : 22/11/2026
AKTUALITET

Takimi i Ramës me studentët, studentja: Fëmijë zyrtarësh dhe anëtarë të FRESSH-it

10:52 : 22/11/2026
Para

Vora dhe Tirana ndajnë nga një pikë, barazimi pa gola mbyll javën e 12-të të Superiores

TË GJITHA

Vora dhe Tirana ndajnë nga një pikë, barazimi pa gola mbyll javën e 12-të të Superiores

15:44 : 22/11/2026

Të gjithë emrat/ Enti i Energjisë licenson “Tigrat” nën hijen e “kumbarës” Belinda Balluku

15:37 : 22/11/2026

Nga Koçeku te Balluku, Veliaj dhe Spiropali, Nuri: PS po tronditet nga përplasjet e brendshme

15:30 : 22/11/2026

Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

15:19 : 22/11/2026

Përmbytje masive në Ishujt Galapagos, mbi 220 banorë evakuohen nga shtëpitë e tyre

15:13 : 22/11/2026

Bilanc tragjik për punëtorët e huaj në Shqipëri, 8 aksidente, 4 viktima dhe 19 të plagosur

15:04 : 22/11/2026

Kopjimi me IA në provimin kombëtar, jep dorëheqjen ministri i Arsimit në Korenë e Jugut

14:52 : 22/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com