Skip to content
22 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ELISA SPIROPALI – Unë duroj, rri pa ujë me ditë e me javë si deveja, pres si ariu sa të ikë dimri e të vijë behari

ShkodraWeb 22 November, 2026
rama asamble elisa 2026

Sikur çoç më ndodhi! Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi.

U duket sikur ma prenë kokën. Dhe mund të jetë e vërtetë. Por s’më bën asnjë përshtypje. Jam si ato qëniet mitologjike që po më preve 1 kokë, më dalin 7 të tjera.

Mirëpo, pavarësisht nga numri i kokave të prera, 1, 7, apo 17, unë nuk pendohem, nuk lutem, nuk gjunjëzohem, nuk pres mëshirë kurrë dhe prej askujt. Për mua nuk ekziston mëshira. Për mua ekziston Drejtësia. Në këtë kuptim unë për askënd mëshirë nuk kam.

Për të mos u habitur për çfarë ndodh ose nuk ndodh me mua, duhen ditur disa gjëra, duhen pasur disa njohurira.

Për shembull, duhet ditur se, në një tjetër kohë, në një tjetër shekull, kur demokracia akoma nuk ishte shpikur, nëse do isha Perandoreshë e Kinës, për ta mbrojtur botën nga shpirtzinjtë, do të ndërtoja një Mur Kinez njëqind herë më të gjatë dhe dhjetë herë më të gjërë e më të lartë. Ndërsa po të isha Kleopatra, pa m’u trembur syri, pa më lëvizur nervi, do dënoja ose do falja gjthkënd që e meriton, dhe do ikja të flija e qetë si qengj, sepse bëra çfarë duhej bërë për të mirën e vendit tim që e dua pafund.

Unë nuk lexoj as nuk dëgjoj gazeta që kërcënojnë, shkrime që tregojnë përralla, portale që shpifin, televizione që thurin intriga, hajdutë që hiqen të ndershëm nëpër banaqe, dhe të tjera dreqnira provizore. Në vend të të gjitha këtyre, unë bëj diçka të thjeshtë dhe madhështore, të përhershme dhe të pavdekshme. Ulem e lexoj libra. Kurrë në kompjuter. Vetëm në letër.

Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë. Specialitetet që servir janë më të këqijat. Çfarë pëlqej unë, nuk është havjari, as korani. Është byreku me spinaq ose hithra në një katund të Kelmendit, Zadrimës, Kolonjës, Labërisë. Mu në mes të fshatit. Mu nën hijen e lisit të kuvendit. Dhe çfarë pi unë, nuk janë as vera as shampanja, por uji ose dhalla.

Unë duroj, rri pa ujë me ditë e me javë si deveja, pres si ariu sa të ikë dimri e të vijë behari.

Unë jam si dhia. Ha gjëra të zgjedhura duke u ngjitur e zbritur nëpër shkrepa, pa u frikësuar se rrëzohem nga shkëmbi, jo më të rrëzohem e ngjitem nga froni apo kolltuku, që s’më bën asnjë përshtypje.

Unë ngul këmbë si mushka për diçka të drejtë. Jo me javë e me muaj, por deri në fund të frymës, deri matanë jetës e përtej vdekjes.

Çfarë unë urrej me gjithë shpirt dhe e konsideroj të keqen më të rrezikshme, janë hajdutët dhe manipulatorët që mbahen për liberalë, kozmopolitë, të drejtë, të squtë, europianë, por janë tiranë.

Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet, nxij ditën, zbardh natën.
Unë jam ajo që mbaj ndezur zjarrin.
Unë jam ajo që e tillë nuk u bëra, por e tillë isha dhe do jem e tëra që kur linda.

Unë nuk kam 1, unë kam 10 milionë zemra të kuqe të përgjakura, të cilat ua fal të gjitha 10 milionë shqiptarëve kudo ku janë, të rrahin të lira, secila me muzikën e vet, të gjitha bashkë me muzikën më të bukur të botës, atë të dashurisë së pafundme për Shqipërinë prej së cilës presim veç një shkelje syri për të bërë gjithçka.

Kjo jam unë.
Të tjerat janë llafe kafaneje.
Dhe ka që habiten sikur çoç më ndodhi në një mbledhje. /Nga Elisa SPIROPALI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: NGA ALBERT VATAJ – Triumfi i “Tano Fest”, nga e qeshura e publikut te zëri kritik i Muharrem Hoxhës…

TË FUNDIT

albert vataj tano fest 2026

NGA ALBERT VATAJ – Triumfi i “Tano Fest”, nga e qeshura e publikut te zëri kritik i Muharrem Hoxhës…

ShkodraWeb 22 November, 2026
full hd.01_39_58_14.Still103

EMRAT+VIDEO – Kapen dy dënuar nga Italia, 45- vjeçari me dy gjeneralitete arrestohet në Shkodër…

ShkodraWeb 22 November, 2026
xhensila myrtezaj 2026

Evazion fiskal mbi 60 milion lekë, Prokurori dërgon për gjykim këngëtaren e njohur shqiptare…

ShkodraWeb 22 November, 2026

TË FUNDIT

  • NGA ELISA SPIROPALI – Unë duroj, rri pa ujë me ditë e me javë si deveja, pres si ariu sa të ikë dimri e të vijë behari 22 November, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – Triumfi i “Tano Fest”, nga e qeshura e publikut te zëri kritik i Muharrem Hoxhës… 22 November, 2026
  • EMRAT+VIDEO – Kapen dy dënuar nga Italia, 45- vjeçari me dy gjeneralitete arrestohet në Shkodër… 22 November, 2026
  • Evazion fiskal mbi 60 milion lekë, Prokurori dërgon për gjykim këngëtaren e njohur shqiptare… 22 November, 2026
  • DOKUMENTET – Kritikat e ShkodraWeb, KIZ-i i Universitetit të Shkodrës mblidhet dhe merr 2 vendime… 22 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 22 nëntor 2026… 22 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 22 nëntor 2026… 22 November, 2026
  • VIDEO – Vllaznia merr 3 pikë të rëndësishme ndaj Partizanit, kuqeblutë largohen nga fundi i tabelës… 21 November, 2026
  • HISTORIKE – Italiania Lara Colturi ngjit Shqipërinë në “çatinë” e botës në ski, e para në Kupën e Botës… 21 November, 2026
  • “Dënon ndërhyrjet politike të kryeministrit Rama”, Bashkia Tiranë reagon pas fjalimit të sotëm… 21 November, 2026
  • Kualifikimi në Ligën B në Nations League, FSHF “zgjidh qesen”, bonus financiar rekord për Kombëtaren 21 November, 2026
  • Zgjedhjet për rektor, Universiteti i Shkodrës reflekton pas kujtesës nga ShkodraWeb për procesin… 21 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama asamble elisa 2026

NGA ELISA SPIROPALI – Unë duroj, rri pa ujë me ditë e me javë si deveja, pres si ariu sa të ikë dimri e të vijë behari

ShkodraWeb 22 November, 2026
albert vataj tano fest 2026

NGA ALBERT VATAJ – Triumfi i “Tano Fest”, nga e qeshura e publikut te zëri kritik i Muharrem Hoxhës…

ShkodraWeb 22 November, 2026
full hd.01_39_58_14.Still103

EMRAT+VIDEO – Kapen dy dënuar nga Italia, 45- vjeçari me dy gjeneralitete arrestohet në Shkodër…

ShkodraWeb 22 November, 2026
xhensila myrtezaj 2026

Evazion fiskal mbi 60 milion lekë, Prokurori dërgon për gjykim këngëtaren e njohur shqiptare…

ShkodraWeb 22 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.