Bota
Zjarr në një pallat në Vjenë, evakuohen banorët
Të bllokuar në apartamentet e tyre dhe duke kërkuar ndihmë nga dritaret, dhjetëra banorë të një pallati tetëkatësh në Vjenë u përballën me panic, pasi një zjarr përfshiu ndërtesën.
Të paktën 52 persona u evakuuan, pasi tymi i dendur kishte përfshirë shkallët dhe pengonte daljen.
Kur ekipet e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje, një numër i madh banorësh ndodheshin në dritaret e apartamenteve, duke kërkuar ndihmë.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, gjithsej 52 persona u evakuuan nga ndërtesa. Ngjarja u raportua nga mediat austriake, përfshirë Hoyte.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




