Janë zhvilluar këtë të dielë 3 ndeshjet e para të javës së 11 të Kategorisë së Parë ku janë regjistruar rezultate vërtet interesante.

Ajo që spikat është fitorja e parë e Orikut në këtë sezon teksa arriti t’i imponohej Kukësit me rezultatin e ngushtë, një fitore që e ngjit në kuotën e 5 pikëve, por e mban në vendin e fundit të klasifikimit, ndërkohë që Kukësi mbetet me 18 pikë.

Fitore shënoi edhe Korabi. Skuadra dibrane triumfoi në transfertë teksa mundi Sopotin me rezultatin 2-0 duke shënuar nga 1 gol në çdo pjesë. Ishte kjo një fitore që i jep mundësinë Korabit të shkojë në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Sopoti mbetet me 7 pikë.

Fitore shënoi edhe Pogradeci për të cilin bëri debutimin e tij në pankinë trajneri Dritan Mehmeti. Skuadra liqenore iu imponua Burrelit në fushën e këtij të fundit duke e mundur me rezultatin 1-0 për të shkuar në kuotën e 20 pikëve në vendin e dytë të klasifikimit.

Java e 11 e Kategorisë së Parë do të mbyllet me 3 ndeshjet e tjera Kastrioti-Besa, Besëlidhja-Ilira dhe Flamurtari Bylis

Top Channel