Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit dhe AMP aksion në Gramsh, sekuestrojnë kokainë në banesat e dy personave nën arrest shtëpie!

Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë ushtruar sot kontrolle në dy banesa në Gramsh.

Kjo pasi, dy banorë në Gramsh, të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, dyshohet se gjatë kësaj periudhe vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për këtë arsye, Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve me inicialet T.H. dhe R.H., ku kanë zbuluar dhe sekuestruar rreth 400 gramë kokainë.

LEXO EDHE: “Çifti me jetë të lumtur”/ Shiriti i dasmave tradhton hajdutët në Ballsh, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove!

Operacioni vijon ende, ndërsa nën hetim janë edhe oficerë të policisë zonale, të dyshuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se nuk kanë kryer kontrollet e duhura për të verifikuar nëse dy shtetasit zbatonin apo jo masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Njëri nga të dyshuarit ka qenë dhe më parë i implikuar në fushën e shpërndarjes së drogës.

LEXO EDHE: U dënua për trafik droge në Britani, 37 vjeçari shqiptar kërkon t’i shpëtojë dëbimit: E dashura ime…

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.