Alarm te Bayerni, Musiala pëson një tjetër episod neurologjik, shqetësim i madh për të ardhmen e tij

Alarm te Bayerni, Musiala pëson një tjetër episod neurologjik, shqetësim i madh për të ardhmen e tij

16:26, 22/11/2026

Situata e Jamal Musialës po shkakton shqetësim të madh te Bayerni i Mynihut. Sipas raportimeve të gazetës gjermane “Bild”, futbollisti ka pësuar një tjetër rikthim të problemeve neurologjike të hënën e kaluar, duke shtuar pasigurinë për kohën kur mund të rikthehet në fushat e lojës.

Sulmuesi gjerman vuan nga një çrregullim neurologjik funksional, problem që i ka shkaktuar episode të humbjes së vetëdijes. Dy episode të tilla ishin regjistruar edhe gjatë muajit gusht, ndërsa tashmë raportohet për një tjetër përsëritje të shqetësimit.

Sipas “Bild”, mjekët ende nuk kanë arritur të stabilizojnë trajtimin me medikamente, ndërsa në klubin bavarez ekziston një shqetësim i madh për ecurinë e gjendjes së futbollistit dhe mundësinë e rikthimit të tij në nivelin e mëparshëm.

Situata është shoqëruar edhe me polemika pas deklaratave të Karl-Heinz Rummenigges, i cili kishte ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen sportive të Musialës dhe vlerën e investimit financiar të klubit për të.

Këto komente kanë shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga ish-futbollisti i Bayernit, Stefan Effenberg. Ky i fundit kritikoi ashpër drejtuesit bavarezë, duke kërkuar më shumë mbështetje dhe mbrojtje për lojtarin në një moment kaq të vështirë.

“Një futbollist i dëmtuar duhet mbështetur dhe mbrojtur në çdo aspekt, sidomos në publik. Duhet të tregohet edhe më shumë kujdes ndaj një lojtari që po përballet me një sëmundje. Komunikimi i drejtuesve të Bayern ishte katastrofik”, deklaroi Effenberg.

Ai shkoi edhe më tej, duke kërkuar një shpjegim dhe një ndjesë publike nga drejtuesit e klubit.

Për momentin, e ardhmja e Musialës mbetet e paqartë. Prioriteti është stabilizimi i gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa rikthimi në futbollin e luajtur nuk mund të parashikohet me siguri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco