Fituesit e garës së Las Vegasit në F1, ylli i Hollywoodit bëhet ‘shoferi’ i tyre për t’i çuar në podium Në Portugali, këtë fiundjavë dominuan Marco Bezzecchi dhe Aprilia, por sytë ishin nga Marc Marquez që u shpall kampion bote për herë të 10 në karrierë.
Piloti spanjoll e mbylli garën në pistën e Portimaos në vendin e tetë por kjo i mjaftoi për të mbyllur përfundimisht llogaritë për të fituar këtë titull që në fazën e parë të sezonit nuk mendohej duke parë se ai arriti të ishte deri në 102 pikë pas Marco Bezzecchit në renditjen e përgjithshme, me italianin e Aprilias që ishte fituesi i garë së parafundit të kampionatit
Gara nisi në mënyrën më të mirë për Marc Marquez që mori kryesimin e saj. Por pas xhiros së tretë, spanjolli i Ducatit filloi të ulë ritmin dhe u parakalua nga shumë pilotë. Në xhiron e 6, Pedro Acosta u rrëzua dhe u detyrua të tërhiqej, pavarësisht tentativave për t’u rikthyer në pistë. Ndërkaq, Aprilia fluturonte me Bezzecchin, Martin dhe Raul Fernandez. Ky i fundit qëndroi në krye të garës deri në xhiron e 15, kur Bezzecchi bëri parakalimin dhe mori kryesimin e garës.
Ndërsa Marc Marquez po humbiste pozicione duke u parakaluar edhe nga Di Giannantonio, Ogura dhe Brad Binder, ndërkohë që iu afrua edhe Luca Marini, por që nuk ia doli ta sulmojë. Në xhiron e fundit, Marquez kaloi Moreirën që rrëshqiti në fund dhe e mbylli garën në vendin e tetë, një pozicion që i dha titullin botëror për të dytin vit radhazi dhe të 10 në karrierë duke llogaritur edhe titujt e fituar në klasin 125 kubikë e Moto2. Në këtë mënyrë, Marc Marquez la pas Valentino Rossin i ndalur në 9 tituj dhe barazoi legjendën tjetër italiane Giacomo Agostini për titujt e fituar në klasin botëror. Përsa i përket garës, podiumin pas Bezzecchit e plotësuan Jorge Martin dhe Raul Fernandez të renditur në vendin e dytë dhe të tretë.
Top Channel