4 gola në 18 minuta, Zhegrova feston fitoren bashkë me Kolo Muanin me simbolin e shqiponjës

22 Nëntor 2026 | 17:57

Juventusi ka siguruar tre pikë të plota në Serie A pas një fitoreje të pastër 4-0 ndaj Venezias, në një ndeshje që ndryshoi rrënjësisht në pjesën e dytë. Pas pushimit mes pjesëve, bardhezinjtë zhbllokuan gjithçka dhe shënuan katër herë brenda një harku kohor prej vetëm 18 minutash.

Pas vërshëllimës së fundit, vëmendja shkoi edhe te momenti festiv i Edon Zhegrovës, i cili festoi me simbolin e shqiponjës së bashku me Randal Kolo Muani, duke ndarë euforinë e suksesit të bindshëm.

Protagonistë të golave ishin Woltemade, Koopmeiners, Cabal dhe Kolo Muani. Kjo gjithashtu ishte ndeshja e 600-të e Luciano Spallettit si trajner në Serie A. Juventusi me fitoren kundër Venezias u ngjit në vendin e gjashtë në Serie A, me Lazion në krye me 32 pikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autogol dhe karton i kuq! Barcelona përmbys disavantazhin në 10 minuta, fiton 3-2 kundër Villarreal-it

Barcelona shënoi tre gola në një hark kohor prej 10 minutash për të rifituar avantazhin 3-2 ndaj Villarrealit dhe për të rikthyer epërsinë prej tre...
17:39 | 22/11/2026

E ardhmja e tij te “Djajt e Kuq”, Fernandes: Nëse do doja më shumë para, nuk do të isha te United

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në qendër të diskutimit, me kapitenin e Djajve të Kuq që zbulon se ai tashmë ka...
16:27 | 22/11/2026

Real Madrid tejkalon Bayern Munich në garën e të ardhurave, të dy klubet shënojnë shifra rekord

Real Madridi e ka zgjeruar hendekun financiar ndaj Bayern Munich, duke gjeneruar më shumë se 1.2 miliardë euro të ardhura në sezonin 2025-2026. Kampionët gjermanë...
15:37 | 22/11/2026