Në stadiumin “Përparim Thaçi” po zhvillohet një ndeshje që ka sjellë spektakël të vërtetë në Prizren, teksa Liria po kalon një mbrëmje fantastike përballë KF Rilindjes 1974.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka arritur një avantazh prej 2-0 në sfidën që po luhet për herë të parë nën ndriçimin e reflektorëve.
Të lidhura
None found
Mbështetja e tifozëve vendas ka qenë e jashtëzakonshme, me shkallët e stadiumit të mbushura plot, një pamje kjo që prej kohësh nuk ishte parë as në Superligën e Kosovës.
Këtë përkrahje të zhurmshme futbollistët po e shpërblejnë me paraqitjen e tyre në fushë, ku epërsia erdhi falë golave të shënuar nga Niki Likaj dhe Albion Kurtaj.
Veçanërisht i paharrueshëm ishte goli i Kurtajt, i cili realizoi një goditje të lirë mjeshtërore. Me një ekzekutim preciz, ai e la portierin e ekipit mysafir krejtësisht të shtangur.
Për më shumë, ndiqni pamjet nga kjo sfidë.







