Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro

Një tufë flokësh që i përkiste presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, është shitur në një ankand për 4 mijë dollarë (3,645 euro).
Flokët, të vendosur në një kornizë, dikur ishin në pronësi të John Gadsby, i cili kishte pritur Washingtonin për darkë në vitin 1799, pak kohë përpara vdekjes së tij.
Sipas shtëpisë së ankandeve Richmond Auctions, objekti historik më vonë kishte kaluar në duart e koleksionistit John K. Lattimer, i cili e kishte siguruar nga një pasardhës i familjes Gadsby.
Identiteti i blerësit të ri nuk është bërë publik.
Megjithatë, kjo nuk është shuma më e lartë e paguar për flokët e Washingtonit.
Në vitin 2021, tri fije flokësh të tij, të ruajtura në një medaljon, u shitën për afro 40 mijë dollarë.
Sipas dokumenteve historike, Gadsby kishte organizuar edhe festimet e ditëlindjes së Washingtonit në vitet 1798 dhe 1799.
Flokët e presidentit të parë amerikan janë ruajtur si relike historike për më shumë se dy shekuj.
Muzeu Mount Vernon, ish-rezidenca e Washingtonit, posedon të paktën 50 mostra të tilla.
Edhe objekte të tjera që lidhen me Washingtonin kanë arritur çmime të larta në ankande.
Në korrik, një letër e nënshkruar prej tij në vitin 1776 u shit për 109,800 dollarë. /Telegrafi/

































