Afera e Porto Palermos / “Lufta” pёr Muzeun e Luftës së Ftohtë. A po bëhet gati për një oligark?

Kryesore

Publikuar: 22/11/2026

Afera e Porto Palermos / “Lufta” pёr Muzeun e Luftës së Ftohtë. A po bëhet gati për një oligark?

Imagjinoni një familje që vendos të ndërtojë shtëpi. Thërret 64 arkitektë dhe u thotë: “Më bëni një projekt si ta shihni ju shtëpinë time. Sa dhoma, sa kate, me pishinë apo pa pishinë, vendosni ju. Sa para kam nuk jua them, se ende nuk e di. Kush do ta paguajë ndërtimin, do ta shohim. Kur do të ndërtohet, as këtë nuk e di. Por pesë më të mirëve u jap nga 40 mijë euro që sot.“

Asnjë familje me mend nuk do ta bënte këtë. Shteti shqiptar po e bën, me paratë e shqiptarёve. Sepse ai nuk e sheh veten familje e tyre.

Në profilin zyrtar të AKPT-së në Instagram u publikua këto ditë një poster me germa të kuqe: “64/64 participants”. Poshtë janë renditur emra që në botën e arkitekturës nuk kanë nevojë për prezantim: Zaha Hadid Architects, Rafael Viñoly, Sou Fujimoto, Sauerbruch Hutton, Max Dudler, Lissoni & Partners, LAVA dhe të tjerë. Gjithsej 64 ekipe ndërkombëtare që garojnë për Porto Palermon.


Objekti i konkursit është tuneli i nëndetëseve, rreth 655 metra beton i futur nën shkëmb, së bashku me ish-kazermat ushtarake përreth. Nisma vjen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me mbështetjen e Qeverisë. Synimi i shpallur është ta kthejë bazën në Muze të Luftës së Ftohtë, me mundësi qëndrimi disaditor brenda ish-bazës (pra me siguri do ketё njё hotel dhe njё biznesmen ndёrtues nga pas).

Ide gjeniale? Kur lexon sqarimet zyrtare që AKPT u ka dërguar vetë konkurrentëve, del pikërisht historia e “familjes” më sipër. Shteti po porosit një projekt, pa ditur sa do të shpenzojë, kush do ta paguajë dhe kur do të hapet “mrekullia” e pёrfunduar. Të gjitha këto pёrgjigje janë shtyrë për më vonë.

Në “Albanian Files”, vetë studiot e huaja rrëfejnë se si i kanë marrë projektet në Shqipëri. “Porto Palermo” duket si kapitulli tjetër i atij libri, i shkruar me tё njёjtin frymёzim qeveritar.

Çeku i bardhё

Konkurrentët e pyetën AKPT-në drejtpërdrejt sa para ka në dispozicion për ndërtimin e muzeut. Përgjigjja zyrtare e 18 shtatorit 2026 thotë se në këtë fazë nuk ka asnjë tavan investimi dhe asnjë buxhet të caktuar ndërtimi.

Pastaj shton fjalinё kuptimshumё: “Kjo është e qëllimshme.”

Sipas AKPT-së, buxhetin dhe madhësinë e projektit do t’i propozojnë vetë arkitektët.

Janё Ata qё do të vendosin se sa vizitorë do të ketë muzeu, sa shtretër, sa restorante e sa vende parkimi do i shёrbejnё atij. Shteti nuk ka asnjё ide. Nuk pёrcakton dhe as nuk ka vendosur ndonjё kufizim.

Në të njëjtin dokument thuhet se nuk ka as kosto standarde për njësi dhe as kapacitete minimale apo maksimale.

Pra, ky është njё konkurs me ҫmim njё “çek të bardhë”, ku shteti nuk thotë “kemi 10 milionë, bëni më të mirën me to”, por ai me bujari tё pashoqe hap portofolin e shqiptarёve dhe deklaron:  “merrni sa tё doni, veç na tregoni ju sa ju duhen!”.

Honorari pa kufi

Konkurrentët pyetën edhe për kontratën që vjen pas konkursit, atë për projektimin e plotë të muzeut. AKPT u përgjigj se nuk ka fond limit për këtë kontratë dhe nuk është përgatitur asnjë draft-kontratë. Fituesi thjesht do të ftohet të “negociojë”.

Për sa kohë? Nuk ka afat.

Kur konsiderohet e dështuar negociata? Nuk ka kriter.

Këto janë fjalët e vetë AKPT-së.

Po detaji më i rëndësishëm shfaqet në mekanizmin e pagesës: Honorari i projektuesit llogaritet me VKM nr. 354/2016, sipas kostos së parashikuar të ndërtimit.

Kujdes! Kёtu “lexohet” rregulli: Sa më i shtrenjtë projekti, aq më i madh honorari.

Në një konkurs ku arkitekti vetë propozon koston dhe shteti nuk ka vendosur tavan, nxitja shkon në një drejtim të vetëm. Ai ёshtё lart….sa mё lart.

Propozimi për honorarin që dorëzojnë ekipet nuk vlerësohet fare nga juria. Sipas AKPT-së, ai shihet vetëm pasi të jetë zgjedhur fituesi, “si pikënisje për negociatat”.

Me fjalë të thjeshta, juria zgjedh fituesin pa ditur sa do t’i kushtojë shtetit.

“Leku letёr”

Ajo çka pritet tё njihet si fillim nga një projekt kombëtar me arkitektë të njohur botërorë ёshtё se cili institucion do ta zbatojë. Por institucion nuk ka!

Sipas sqarimeve zyrtare del njё e dhёnё e pabesueshme: “Autoriteti kontraktor që do ta çojë përpara projektin do të përcaktohet në një fazë të mëvonshme nga Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria”.

Në dokumentet e konkursit nuk ka as buxhet përfundimtar dhe as strukturë financimi për projektimin dhe ndërtimin. Kalendari i projektimit, i tenderit, i punimeve dhe i hapjes së muzeut, sipas AKPT-së, “nuk është përcaktuar ende”.

E vetmja shifër e sigurt në gjithë procedurën janë çmimet: 40 mijë euro secilit nga pesë ekipet e para, 200 mijë euro gjithsej.

Pra, paratë për arkitektët janë gati, ndёrsa ato qё nevojiten për muzeun mbeten për t’u gjetur.

A përdoret kështu “portofoli” i shtetit?

Në teori, jo. Logjika e investimit publik shkon me një rend të qartë. Në fillim identifikohet nevoja. Pastaj bëhet studimi nëse projekti ia vlen dhe sa kushton. Më pas vjen vendimi i qeverisë dhe autorizimi i parlamentit për fondet pёrmes ligjit pёr buxhetin. Vetëm atëherë porositet projekti. Po kёshtu, rregullat shqiptare për menaxhimin e investimeve publike kërkojnë që, një projekt të vlerësohet dhe të programohet para se të marrë para nga buxheti i shtetit.

Në Porto Palermo ky rend është përmbysur.

Në fillim zgjidhet projekti, mё pas gjendet kush e zbaton, dhe në fund kërkohen milionat. Kёtё rend e konfirmon vetё AKPT, që konkursi do t’u japë institucioneve “një bazë” për të programuar më vonë investimin dhe financimin.

Si “familja e shtëpisë”, që porosit projektin para se të numërojë paratë, me një ndryshim të vogël: kësaj radhe fatura nuk vjen nё njё shtёpi tё vogёl, por te ajo e  madhja, ku banojnё qytetarёt shqiptare.

Projektimi i njё tuneli “imagjinar”

Konkurrentët kërkuan planimetritë dhe prerjet e tunelit. Përgjigjja ishte se këto materiale nuk ekzistojnë për t’u shpërndarë. Një pjesë e dokumentacionit ruhet në arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe është e klasifikuar. Ekipeve iu dhanë vetëm disa përmasa të përafërta: rreth 655 metra gjatësi, rreth 11 metra lartësi dhe ujë 6 deri në 8 metra i thellë.

Megjithёse, në fazën e dytë u kërkohet të japin koston e ndërtimit dhe të provojnë se projekti është i realizueshëm.

Por si do bёhet kjo? Një kosto e llogaritur mbi një tunel që s’e ke parë është thjesht njё hamendёsim pёr shpenzim. Dhe natyrisht qё, ҫdo gjë që “zbulohet” më vonë brenda tunelit mund të bëhet arsye për shtesa kostosh, shtesa kontrate, një praktikë që buxheti i shtetit shqiptar e njeh shumё mirë.

Vlerësimi anonim

Kush do t’i zgjedhe ekipet në fazën e parë?

Sipas AKPT-së, vlerësimi “nuk është publik”. Komisioni ka të paktën pesë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe tre konsulentë të jashtëm, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë.

Vlerësimi nuk është as anonim. Vlerësuesit e dinë kujt i përket çdo propozim, edhe pse në njё konkurs serioz, anonimiteti është garancia kryesore kundër favorizimit. “Do kalojё në fazën e dytë kushdo që merr mbi 75 pikë”, por këto pikë do t’i vendosin njerëz që publiku nuk i njeh.

Kur mund të hapet? / Sa mund tё kushtojё?

Meqë shteti nuk jep shifra, pёrpjekja pёr vlerësim për rendin e madhësisë mund tё bёhet, duke pyetur ekspertё vendas tё arkitekturёs.

Një version i kursyer, me shtigje e siguri në tunel, ndriçim, ventilim, disa godina të restauruara dhe një ekspozitë të thjeshtë, nuk zbret nën 4 deri në 8 milionë euro.

Një version mesatar, me të gjitha kazermat, infrastrukturë, ujë, kanalizime dhe parking, shkon 12 deri në 25 milionë euro.

Versioni “me firmë”, me akomodim, restorante dhe struktura në det, siç e lejon konkursi, mund të kalojë lehtë 30 deri në 60 milionë euro.

Këtyre milionave duhet t’u shtohen honorarët e projektimit, studimet që sot nuk janë llogaritur askund dhe mirëmbajtja e përvitshme e një tuneli betoni në ujë deti.

Negocimi, projektimi, lejet mjedisore në zonë të mbrojtur, tenderi dhe ndërtimi e çojnë hapjen e muzeut, në rastin më të mirë, rreth vitit 2030. Dhe ky afat vlen vetëm nëse gjenden paratë.

Për krahasim, Bunk’Art 2 në Tiranë, një nga muzetë më të vizituar të kujtesës komuniste, u realizua me një vlerë prej 53 milionë lekësh. Ky ёshtё thjesht njё shembull qё tё tregon se kujtesa nuk ka nevojë për arkitekturë spektakolare që të prekë njerëzit.

Muze, apo…?

AKPT e pranon se kjo zonë është “e brishtë”: gji i mbrojtur, mjedis detar i mbrojtur, me një pjesë të bazës që do të vazhdojë ta përdorë Marina. Megjithatë, konkursi i lejon ekipet të propozojnë ndërtime të reja, akomodim, gastronomi dhe struktura lundruese në zonën me mbrojtje të shkallës së dytë, “nëse justifikohen”.

Detyra flet për ndërhyrje “me përmbajtje” dhe për “sa më pak arkitekturë”, por asnjë rregull nuk e bën këtë të detyrueshme. Ndaj dhe, thjesht mbetet një dëshirë e shkruar bukur.

A duhet kaq shumё ky muze?

Shqipëria me të moshuar dhe nёna qё presin kujdes social. Me shkolla dhe fёmijё pa ngrohje, spitale pa pajisje dhe specialistë, rrugë qytetesh që presin sistemim dhe rrugё rurale qё shemben çdo dimër. Shqipёria me nevoja tё pёrditshme pa fund…

Askush nuk do kundёrshtonte idenё se, kujtesa e Luftës së Ftohtë meriton një muze. Por një Shqipёri me këto halle nuk mund të porosisë projekte luksi historik me firma botërore duke thënë “milionat i gjejmë më pas”.

Konkursi ndërkombëtar, në vetvete, është më i ndershëm se dhënia e projektit pa garë. Por kjo garё “e ndershme” do përdorej vetëm si alibi qё askush “nuk po vjedh” nёse vendimet qё nxjerrin para, si buxheti, kontrata, honorari dhe institucioni që i mban, bashkё me ata qё do i ndёrtojnё dhe operojnё infrastrukturat akomoduese brenda apo pёrreth, do lihen jashtë vëmendjes së publikut.

AKPT thotë se të gjitha këto janë lënë të hapura qëllimisht, por pa mundur tё shpjegojë arsyen pse.

Por AKPT duhet t’u përgjigjet qytetarëve qё paguajnё çdo ditё taksat e shtёpisё sё pёrbashkёt qё quhet shtet:

  • Sa ka kushtuar organizimi i konkursit përtej 200 mijë eurove të çmimeve?
  • Kush janë vlerësuesit dhe anëtarët e jurisë?
  • A ka shteti një shifër të brendshme për koston e muzeut që nuk e ka bërë ende publike?
  • Nga cili buxhet do të paguhen projektimi dhe ndërtimi, dhe kush do t’i menaxhojë?
  • A ka ndonjë studim që tregon se ky është prioritet para investimeve në shëndetësi, arsim apo infrastrukturë?

Pa pёrgjigje transparente, shpenzimet e hamendёsuara, juritё e anonimizuara dhe honoraret e pakufizuara, rrezikojnё ta kthejnё Porto Palermon nё njё tjetёr aferё shumёmilionёshe.

Por kёtё herё tuneli i kёrkuar pёr t’u ndёrtuar nuk do shёrbejё pёr t’i dhёnё hov vetёm turizmit veror, por dhe atij kulturor/historik. Me njё ngjashmёri tё madhe nё shpenzim milionash. Me dyshim tё madh pёrfitimesh dhe pёrfituesish tё padukshёm, si nё rastin e Tunelit tё Llogarasё dhe, jo shumё larg gjeografikisht prej tij.

/Kontrast.al