Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën! Policia bën thirrje për lirimin e qarkullimit

22 Nëntor 2026 | 18:53

Qytetarë, të rinj dhe studentë edhe këtë të diele janë grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë për të vijuar me protestën e tyre e cila po zhvillohet prej muajsh.

Protesta ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Gjatë tubimit, një grup protestuesish kanë dalë në rrugë, duke penguar lëvizjen normale të mjeteve.

Menjëherë pas bllokimit, forcat e Policisë së Shtetit kanë bërë thirrje të përsëritura përmes megafonit, duke u kërkuar pjesëmarrësve të zhvendosen në trotuar dhe të lirojnë rrugën. Policia gjithashtu ka krijuar një kordon përreth Kryeministrisë dhe përballë saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle në dy banesa në Gramsh, sekuestrohen 400 gramë kokainë! Nën hetim edhe efektivët e policisë

Rreth 400 gramë kokainë janë sekuestruar në dy banesa në Gramsh, gjatë një operacioni të Prokurorisë së Elbasanit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Kontrollet janë...
17:00 | 22/11/2026

Kapen në Shkodër dhe Vorë 2 persona në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë, torturë dhe skllavëri

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të diel, pasi akuzohen për disa vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë,...
14:18 | 22/11/2026

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe qëlloi në ajër, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër me precedentë penalë

Një 40-vjeçar në Libohovë është vënë në pranga mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij...
13:16 | 22/11/2026