AKTUALITET

Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të protestojmë as këtu!

19:05 - 22.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët janë përballur sërish me ndërhyrjen e policisë, e cila nuk i ka lejuar të qëndrojnë në protestë paqësore përpara Kryeministrisë.

Protestuesit po qëndronin në trotuar, pranë godinës së qeverisë, kur efektivët iu afruan dhe i larguan me forcë nga aty.

Të irrituar nga ndërhyrja, qytetarët kundërshtuan veprimet e policisë, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyen e largimit të tyre, edhe pse po qëndronin në trotuar.

Sipas protestuesve, policia nuk i lejon të zhvillojnë protestën në Bulevard, por tashmë po i largon edhe nga trotuari përpara Kryeministrisë, duke mos u lënë hapësirë për të shprehur qëndrimin e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.