Nis në mënyrën më të keqe aventura e Mauricio Pochettinos në stolin e Manchester United. Në transfertën e vështirë në “Anfield”, përballë Liverpoolit, “Djajtë e Kuq” kanë përjetuar një fillim makthi, duke pësuar dy gola brenda 13 minutave dhe duke mbetur me një lojtar më pak. Në fund e mbyllën ndeshjen me rezultatin e thellë 4-0.
Problemet për Pochettinon nisën që në minutën e 8-të, kur Leny Yoro u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të parregullt, duke lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik.
Liverpooli përfitoi menjëherë dhe në minutën e 10-të kaloi në avantazh. Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi nga jashtë zonës, duke dërguar topin në cepin e majtë të portës dhe duke mposhtur portierin kundërshtar.
Vetëm tre minuta më vonë erdhi edhe goditja e dytë për Manchester United. Rio Ngumoha shërbeu një asist të shkëlqyer për Florian Wirtz, i cili me një goditje fantastike fluturimthi brenda zonës dërgoi topin në rrjetë, pasi ai preku fillimisht pjesën e poshtme të traversës.
ështu, pas vetëm 13 minutash lojë, Liverpooli kryeson 2-0, ndërsa Manchester United duhet të përballojë pjesën tjetër të takimit me dhjetë lojtarë.
Një nisje që askush në kampin e “Djajve të Kuq” nuk do ta kishte dëshiruar për trajnerin e ri, i cili përballet që në debutim me një sfidë jashtëzakonisht të vështirë.
Dominimi i Liverpoolit vijoi edhe në pjesën e dytë: në minutën e 66-të, talenti Rio Ngumoha shënon nga afër, duke e dërguar lehtësisht topin në rrjetë dhe duke çuar rezultatin në 3-0. Asisti ishte i Bradley Barcola-së.
Në të 82-tën, Victor Munoz demonstron aftësitë e tij të shkëlqyera, duke goditur fluturimthi topin brenda zonës dhe duke e dërguar në cepin e majtë të portës. Asisti erdhi nga Florian Wirtz, ndërsa rezultati shkon në 4-0.
© SYRI.net
VIDEO/ Paradoski në futbollin suedez, tifozët festojnë kur ekipi i tyre humbet penalltinë dhe pëson gol për të dëmtuar rivalët
VIDEO/ Andrea Bocelli magjeps publikun në Torino, performancë emocionuese para finales Zverev-Alcaraz
Kukësi denoncon dhunën në Orikum: Futbollistët dhe stafi u sulmuan, depozituam kallëzim në policiBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: