Kronikë
Plagosje me thikë në Korçë
Një 30-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Neviçisht, pak kilometra larg qytetit të Korçës.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
Reklamë
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë



