Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një person ka mbetur i lënduar.
Pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri më tani, nuk ka informacione të detajuara mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Gjithashtu, nuk është bërë ende i ditur identiteti i personit të plagosur.