Sipas uebsajtit francez “Foot Sur7“, Eli Junior Kroupi, sulmuesi 20-vjeçar francez që luan për Bournemouth- dhe që kërkohet nga klube të mëdha si Barcelona, Arsenali dhe PSG-ja, ka zbuluar preferencën e tij mes këtyre tri klubeve dhe ka zgjedhur katalanasit.
Kroupi ishte nën vëzhgimin e Barcelonës që gjatë merkatos së verës së kaluar dhe emri i tij mbetet ndër opsionet që Deco po shqyrton për të përforcuar sulmin në të ardhmen.
Pengesa kryesore është vetë klubi anglez. Bournemouth e konsideron thelbësore qëndrimin e tij në ekip. Kroupi ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030 dhe në rast largimi, do të ndodhë vetëm për shifrën që nis nga 100 milionë euro.
Vetë lojtari e ka bërë të ditur tashmë zgjedhjen e tij për të ardhmen, por mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të jetë në gjendje të bëjë një investim të tillë.







