SYRI TV/ Mallakastër, fermerët lënë pa vjellë ullinjtë, mungon fuqia punëtore dhe tregu

19:03, 22/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emigrimi dhe çmimi i ulët i vajit po detyron fermerët në fshatrat e Mallakastrës të lënë pa vjelë ullinjtë. Kjo situatë që rrezikon të sjellë braktisjen graduale të ullishteve dhe humbjen e një tradite të rëndësishme bujqësore në Mallakastër.

SYRI TV

Zona e Mallakastrës po përballet me vështirësi në vjeljen e ullirit. Mungesa e fuqisë punëtore dhe çmimi i ulët i vajit në treg po bëjnë që një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të mbetet në pemë pa u vjelë.

Emigrimi i të rinjve ka lënë ullishtat kryesisht në duart e të moshuarve, të cilët mbledhin vetëm sasinë e nevojshme për familjet e tyre. Ndërkohë, punëtorët e pakët kërkojnë rreth 4 mijë lekë të reja për ditë pune ose deri në 30 euro për një kuintal ullinj të mbledhur. Fermerët thonë se mungesa e subvencioneve dhe kostot e larta e bëjnë prodhimin ekonomikisht të papërballueshëm. Fermerët rhonë se kanë tonelata vaji stok nga një vit më parë.

Në këto kushte, shumë fermerë po heqin dorë nga vjelja, duke lënë ullinjtë pa u mbledhur. Një situatë që rrezikon të sjellë braktisjen graduale të ullishteve dhe humbjen e një tradite të rëndësishme bujqësore në Mallakastër.

Dikur ullishtat ishin burimi i jetesës për familjet mallakastriote, ndërsa sot po kthehen në pemë të braktisura, me prodhimin që kalbet pa u mbledhur. Nëse emigrimi, kostot e larta dhe mungesa e mbështetjes do të vijojnë, Mallakastra rrezikon të humbasë jo vetëm një sezon prodhimi, por një traditë të tërë bujqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco