VIDEO/ Paradoski në futbollin suedez, tifozët festojnë kur ekipi i tyre humbet penalltinë dhe pëson gol për të dëmtuar rivalët

VIDEO/ Paradoski në futbollin suedez, tifozët festojnë kur ekipi i tyre humbet penalltinë dhe pëson gol për të dëmtuar rivalët

18:47, 22/11/2026

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në kampionatin suedez, ku tifozët e Djurgården kanë festuar dy herë kundër skuadrës së tyre: fillimisht kur Kristian Lien gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas kur Sirius kaloi në avantazh. Arsyeja? Rivaliteti i ashpër me Hammarby-n, që po lufton pikërisht me Sirius për titullin kampion.

Gjithçka ndodhi në përballjen mes Sirius dhe Djurgården, e zhvilluar në stadiumin “Studenternas IP”, në një moment vendimtar të garës për titullin në Allsvenskan, elitën e futbollit suedez.

Në minutën e 12-të, Djurgården fitoi një penallti dhe mundësinë për të kaluar në avantazh. Por norvegjezi Kristian Lien e shpërdoroi rastin, duke dërguar topin jashtë kuadratit. Në vend që të shprehnin zhgënjim, një pjesë e tifozëve të Djurgården në sektorin e miqve shpërthyen në festë.

Afërsisht në fund të pjesës së parë, kur Matthias Nartey shënoi për Sirius, duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës vendase, festës iu bashkuan sërish edhe tifozë të Djurgården. Një pamje që ilustron rivalitetin e fortë mes dy klubeve të Stokholmit, Djurgården dhe Hammarby.


Djurgården supporters cheer as their own team misses a penalty and then again when they concede against Sirius. This is because their rivals Hammarby are fighting with Sirius for the title
by
u/OleoleCholoSimeone in
soccer

Ironia është se Djurgården kishte gjithashtu objektiva të rëndësishëm sportivë. Skuadra ndodhet në vendin e tretë dhe lufton për një biletë në kompeticionet europiane, ndërsa një fitore ndaj Sirius do ta ndihmonte rivalin e përjetshëm Hammarby në garën për titullin. Kjo ishte arsyeja që një pjesë e tifozëve preferonin humbjen e skuadrës së tyre.

Ndeshja përfundoi 1-0 për Sirius, që me këtë sukses u ngjit përkohësisht në krye të renditjes me 61 pikë, tri më shumë se Hammarby, që ka një ndeshje më pak. Ky i fundit luan të hënën kundër IFK Göteborg dhe mund ta rimarrë kreun në rast fitoreje.

Pas ndeshjes pati edhe një tjetër moment domethënës: futbollistët e Djurgården nuk shkuan të përshëndesnin tifozët e tyre. Portieri Jacob Rinne u shpreh se nuk e kuptonte se për çfarë duhej t'i falënderonin, pasi mbështetësit kishin festuar gabimin e shokut të tyre dhe golin e kundërshtarëve.

Një histori që tregon se në futbollin suedez, të paktën këtë fundjavë, urrejtja sportive ndaj rivalit duket se ka qenë më e fortë se dëshira për fitoren e skuadrës së zemrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco