Një 30-vjeçar është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti në fshatin Neviçisht të Korçës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi me inicialet A. B. është paraqitur rreth orës 18:30 në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se i riu është dëmtuar gjatë një konflikti të çastit në rrugë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.m.k



