Plagoset 30-vjeçari në Korçë, policia jep detaje nga ngjarja! Zbardhet dëshmia e të plagosurit
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të diele në fshatin Neviçisht në qytetin e Korçës. Mësohet se i plagosur ka mbetur Anxhelo Brisku, i cili ka marrë plagë në sup dhe në kurriz.
Paraprakisht mësohet se, gjatë deklarimeve të tij, 30-vjeçari ka thënë se është goditur nga disa persona, të cilët pretendon se nuk i njeh.
Pas plagosjes, Brisku është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr kujdesin mjekësor. Ai raportohet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me ngjarjen, ka dalë me një reagim zyrtar edhe policia e cila ka nisur hetimet lidhur me plagosjen. Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit.
“Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
Plagosje me thikë në Korçë, detajet e para
Rama në Shtëpinë Muze të Alfabetit në Manastir: 118 vite më parë këtu u vendos se si do t’i shkruanim njëri-tjetrit
Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën! Policia bën thirrje për lirimin e qarkullimit
- 19:41 Plagosje me thikë në Korçë, detajet e para
- 19:29 Rebelët Huthi raportojnë se sulmuan rafinerinë e naftës saudite ‘Rabigh’
- 19:11 Rama në Shtëpinë Muze të Alfabetit në Manastir: 118 vite më parë këtu u vendos se si do t’i shkruanim njëri-tjetrit
- 18:53 Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën! Policia bën thirrje për lirimin e qarkullimit
- 18:47 Ish-kryeministrja e Britanisë: Brexit ka mbaruar, Burham ta pranojë dhe ecë përpara
- 18:29 Prokurorët polakë: 3 objektet që fluturuan në hapësirën ajrore të Polonisë ishin raketa ruse Kh-101