Presidenti i FSHF-së konfirmon: Në çdo kohë i jemi ofruar, po vendimi i tij ka qenë që të përfaqësojë Gjermaninë Pronari i Milanit, Gerry Cardinale nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për fitoren e thellë të kuqezinjve ndaj Frosinones, por ai preferon të qëndrojë me këmbë në tokë, sigurisht pa i fshehur ambiciet.
Në një intervistë për Sportmediaset, Cardinale theksoi se skuadra milanezë ka ende punë për të bërë, por që Milani duhet të jetë kompetitiv.
‘Është vetëm një ndeshje kështu që duhet të mbajmë nën kontroll entuziazmin-tha Cardinale-por unë jam shumë krenar për skuadrën, djemtë ishin fantastike. Ky është një ekp që dëshiron të fitojë deri në fund dhe po harmonizohet gjithnjë e më shumë. Kemi ende rrugë për të bërë, por unë pres që të garojmë për tillullin dhe duhet të jemi kompetitivë gjatë gjithë rrugëtimit. Megjithatë t’i marrim ndeshjet me radhë, kështu që tani mendja shkon te Europa League sepse kompeticionet evropiane janë shumë të rëndësishme’.
Më pas Gerry Cardinale foli edhe për merkaton duke theksuar se klubi kuqezi dëshiron të bëjë një goditje që të mund të bëjë diferencën.
‘Një goditje e madhe në merkato? Në janar gjithnjë është e komplikuar, por nën pronësimë time, kur luajmë në merkaton e transferimeve, luajmë për të fituar. Nëse do të bëjmë diçka, do të jetë një operacion që do të bëjë diferencën’-tha Cardinale
Top Channel