Esat Ruka sjell në “E Diell” kujtimet e fëmijërisë dhe pasionin për muzikën që në moshën 5-vjeçare: “Mati ka më shumë shpirt sesa zëdhënie të shpirtit

Kulturologu dhe kantautori Esat Ruka mori pjesë në rubrikën “Galeri” të programit “E Diell” në Top Channel, ku ndau me publikun kujtimet e hershme nga Mati, trashëgiminë muzikore të familjes, figurën e të atit rapsod dhe rrugëtimin e tij artistik që nisi që në vitet e para të jetës.

I lindur në fshatin Rremull të Matit, Ruka theksoi se muzika ishte pjesë e natyrshme e jetës familjare. Babai i tij njihej në zonë si rapsod me zë të veçantë, ndërsa e ëma kishte një zë brilant. Sipas tij, këta dy prindër ndikuan drejtpërdrejt në formimin e tij muzikor.

Të lidhura

None found

Duke folur për të atin, ai kujtoi se ai shquhej për një zë shumë të veçantë, i cili edhe sot mbahet mend për bukurinë e interpretimit. Për fat, shtoi ai, ishte edhe një djalë simpatik për kohën. Në fotografi shfaqej pikërisht babai i tij, Ruka, një portret i njohur edhe në jetën artistike të asaj kohe. Ai ishte rapsod dhe njihej si “krushku i këngës”. Në atë kohë, sipas rrëfimit, nuk merrej nuse pa një krushk që dinte të këndonte. Babai i tij interpretonte këngë dasmash, si në mënyrë akapela, ashtu edhe me çifteli, në hapësirat ku organizoheshin dasmat.

Gjatë intervistës, artisti solli edhe një çast emocional, duke interpretuar një këngë akapela të të atit dhe duke rikthyer kështu në studio një pjesë të trashëgimisë muzikore familjare.

Një vend të rëndësishëm në rrëfim zuri edhe nëna e tij, të cilën Esat Ruka e kujton si një grua me zë të jashtëzakonshëm. Ai tregoi se kontakti i parë me radion dhe dëgjimi i zërave të këngëtarëve ia shtoi edhe më shumë dëshirën për të dëgjuar këngë brenda familjes.

Ruka rrëfeu se e dëgjoi radion për herë të parë në vitet 1960-1961. Zëri i këngëtares Luçie Miloti i kujtonte atij zërin e së ëmës. Kur kthehej në shtëpi, i kërkonte nënës t’i këndonte këngë dasmash, aq sa ajo dinte. Edhe teksa qëndronin nën hijen e manit dhe ajo i përkëdhelte kokën, i këndonte. Sapo afroheshin burra, ajo e ndërpriste këngën, sepse në atë periudhë gratë nuk lejoheshin të këndonin në prani të burrave. Edhe nëna e tij kishte një zë brilant.

Këto momente, që sot ruhen si kujtime të çmuara, dëshmojnë se si muzika përcillej brez pas brezi në familjet matjane, jo vetëm përmes veglave, por edhe përmes këngëve të kënduara në përditshmëri.

Fëmijëria në fshat ishte një tjetër temë ku u ndal Ruka. Ai e përshkroi jetën në fshat si shumë të bukur, ku fëmijët duhej t’i ndërtonin vetë gjërat për të shijuar çapkënllëqet e moshës, ndërkohë që prindërit u kërkonin të kujdeseshin për bagëtitë. Mezi priste t’i përfundonte punët me to dhe të merrte çiftelinë në dorë, të cilës i ra që në moshën pesëvjeçare.

Rrugëtimi i tij artistik mori drejtim edhe më të qartë gjatë viteve kur punoi si mësues në Shkopet. Aty filloi të ndërtonte strukturat e para muzikore dhe u përfshi në jetën artistike të zonës.

Ruka tregoi se në Shkopet ka punuar si mësues dhe aty ngriti për herë të parë një ansambël, duke u bërë pjesë e ansamblit të rrethit. Sipas tij, iu deshën dy-tre vjet për të krijuar besimin se ishte një djalë i mirë dhe se puna e tij do të përparonte. Në atë periudhë nisi të krijonte gjithnjë e më shumë dhe formoi një orkestër popullore me çifteli dhe me të gjitha veglat karakteristike të krahinës.

Më vonë, Esat Ruka u shkëput gradualisht nga interpretimi vetëm me instrument dhe provoi veten si këngëtar solist. Në këtë rrugë arriti të merrte edhe disa çmime të para, duke konsoliduar profilin e tij artistik.

Në rubrikën “Galeri”, fotografitë shërbyen edhe si një udhëtim në historinë personale të artistit. Njëra prej tyre, e veçuar gjatë bisedës, ishte fotografia e ditës së martesës, për të cilën ai tha se mbart një kujtim të veçantë.

Duke folur për atë fotografi, ai u shpreh se ajo, sipas tij, rrezaton diell dhe se ishte shkrepur në ditën e martesës së tyre. Në fshat nuk arriti të bënte fotografi, sepse terreni ishte i kufizuar. Kur çifti mbërriti në fshat, gjithë banorët kishin dalë për të parë dhëndrin dhe nusen. Ata shkuan atje në këmbë, të veshur me çizme.

Ai foli me vlerësim edhe për bashkëshorten, e cila punonte në spitalin e Burrelit dhe shquhej për përkushtimin e veçantë ndaj fëmijëve.

Një prej shprehjeve të tij më domethënëse për krahinën që e ka formuar artistikisht dhe shpirtërisht mbetet: “Mati ka më shumë shpirt sesa zëdhënie të shpirtit.”


Shtuar më 22.11.2026 22:18

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryizmir eskorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş