Në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, Qeveria e Kosovës ka nderuar veprën e atdhetarëve dhe intelektualëve që e “bënë alfabetin e përbashkët të shqipes themel të përbashkimit kombëtar dhe të përparimit arsimor e kulturor.”
Në shkrim në Facebook thuhet se dallimet u kapërcyen në emër të një qëllimi të përbashkët: që shqiptarët të mësonin, të shkruanin dhe të ndërtonin të ardhmen në gjuhën e tyre.
“Përgjegjësia jonë është ta vazhdojmë këtë punë me arsim publik cilësor, me mbështetje për mësimdhënësit, librin dhe shkencën, me ngritje të mësimdhënies e mësimnxënies, me kujdes për shqipen në institucione dhe me mundësi të qëndrueshme për mësimin e saj në mërgatë. Bashkimi që u ndërtua përmes shkronjave duhet të thellohet përmes dijes dhe mundësive të barabarta për çdo brez”, thuhet mes tjerash në postimin e Qeverisë.
Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ka thënë...-
Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe
- Ë si asgjë
-
Seminari – forumi global i prezantimit të studimeve albanologjike
-
Bebe Rexha mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Meritojnë të drejta të barabarta
-
PDK mbështet protestën e studentëve në Shkup: E drejtë që s’duhet të cënohet