Shi dhe shtrëngata, si pritet të jetë moti sot
23/11/2026 07:38
Dita e sotme parashikohet me reshje intensive shiu në disa zona të Shqipërisë.
Reshjet më intensive priten në qarkun e Shkodrës, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.
Ndërkohë, në qarqet Durrës dhe Vlorë parashikohen reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në zonat veriore dhe lindore të vendit, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Top Channel