Cardinale: Kemi skuadër fantastike, edhe një goditje në merkato për të bërë diferencën

23 Nëntor 2026
7:58
Alfred Lleshi
back button

Gerry Cardinale foli pas fitores 5-1 të Milanit ndaj Frosinones: “Është vetëm një ndeshje, ndaj duhet të ruajmë entuziazmin, por jam krenar për skuadrën. Djemtë ishin fantastikë. Kjo është një skuadër që dëshiron të fitojë deri në fund dhe po krijon harmoni shumë të mirë.

Kemi ende shumë rrugë përpara, por pres që të konkurrojmë për titullin kampion. Duhet të jemi konkurrues gjatë gjithë sezonit, duke menduar ndeshje pas ndeshjeje. Tani vëmendja kalon tek ‘Europa League’, sepse kompeticionet europiane janë të rëndësishme.

Një goditje e madhe në merkato? Në janar është gjithmonë e vështirë, por gjatë pronësisë sime, kur hyjmë në merkato, e bëjmë për të fituar. Nëse do të ndërmarrim ndonjë veprim, do të jetë një operacion që do të bëjë vërtet diferencën”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit