Bayern Munich, probleme të tjera për Musiala. Krizë e re epileptike gjatë stërvitjes

23 Nëntor 2026
8:11
Alfred Lleshi
back button

Shqetësim i madh te Bayern Munich për gjendjen shëndetësore të Jamal Musiala. Sipas “Sky Sport Deutschland”, të hënën e kaluar futbollisti gjerman pësoi një tjetër krizë epileptike gjatë stërvitjes, e dyta brenda tre muajve të fundit.

Kujtojmë se 23-vjeçari vuan nga një çrregullim neurologjik funksional, që i shkakton episode të humbjes së përkohshme të vetëdijes. Pavarësisht incidentit, Musiala arriti t’i rikthehej stërvitjes me grupin, pa shfaqur probleme të dukshme.

Sipas medias gjermane, trajtimi i tij medikamentoz po përshtatet dhe optimizohet vazhdimisht, në bashkëpunim të ngushtë me mjekët e klubit. Ditët e fundit, Bayerni kishte shprehur shqetësime edhe për të ardhmen e futbollistit, duke ngritur dyshime nëse ai do të arrijë të rikthehet në nivelin e mëparshëm.

“Musiala mund të mos jetë më si më parë”, – ishte paralajmërimi që kishte shkaktuar shqetësim në klub. Përveç gjendjes shëndetësore, në diskutim është edhe çështja e pagës së tij.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit