Bllokohen qëllimisht hipotekat për kompleksin Olea në Dhërmi që të mos zbulohen emrat e politikanëve dhe gazetarëve me vila të fshehura, të korruptuarit mes frikës nga SPAK dhe mosbesimit te prestanomet

Investigim

Publikuar: 23/11/2026

Bllokohen qëllimisht hipotekat për kompleksin Olea në Dhërmi që të mos zbulohen emrat e politikanëve dhe gazetarëve me vila të fshehura, të korruptuarit mes frikës nga SPAK dhe mosbesimit te prestanomet

Nëse shumë qytetarë paguajnë mijëra euro përmes sekserëve në ASHK (Kadastër) për certifikatën e rregullt të pronësisë (hipotekën) e pasurive të paluajtshme, një rreth politikanësh, drejtorësh dhe gazetarësh kanë ndërhyrë dhe madje dyshohet se kanë paguar edhe para që të mos dalin certifikatat e pronësisë së vilave të fshehura në bregdet, për shkak të frikës së veprimit të SPAK-ut. Bllokada mësohet se ka prekur edhe kompleksin e vilave ‘Olea Residencë’ në Drymades, Dhërmi, ndonëse ndërtimi i të cilave ka përfunduar që në vitin 2022.

Nga 150 vila dhe apartamente që përbëhet kompleksi i Olea Rezidencë, të paktën 50 vila dhe apartamente dyshohet se janë pasuri të fshehura të pushtetarëve dhe ish pushtetarëve, produkt i parave të aferave korruptive. Vilat e politikanëve, drejtorëve dhe disa gazetareve janë shitur dhe blerë fiktivisht pa certifikatë pronësie, në emra të besuar, miqësi dhe rreth familjar, por edhe në emër të disa biznesmenëve, me qëllim për t’i shpëtuar ekspozimit dhe veprimit të mundshëm të SPAK, për shkak të mosjustifikimit me të ardhura të ligjshme.

Dalja e certifikatave të pronësisë për vilat në Drimadhe është bllokuar jo për shkak të problemeve të pronësisë, mbivendosje titujsh, toka apo kontestime gjyqësore, as për shkelje të lejes së ndërtimit. Janë bllokuar në mënyrë arbitrare për t’i mbajtur pezull pasuritë produkt i pastrimit të parave, me qëllim për të shmangur idebtifikimin e pronarit real, por edhe nga mosbesimi tek prestanomet, ku pajisja me certifikatë pronësie krijon terren që pronari në letra të mund të refuzojë lëshimin e pasurisë sipas vullnetit të pronarit real.

Vilat produkt i pastrimit të parave mbahen prej vitesh në një gjendje të ndërmjetme dhe me sytë nga SPAK-u. Nga njëra anë, politikanët dhe drejtorët e korruptuar nuk gjejnë guximin për t’u identifikuar në letra si pronarë realë të vilave për shkak të frikës së SPAK-ut, por nga ana tjetër nuk kanë besim tek prestanomet e tyre për t’i pajisur me certifikatë pronësie, pasi rritet rreziku i humbjes së pasurisë.

Dhjetëra zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë, disa në burg dhe ndonjëri në arrati, besohet se kanë humbur kontrollin mbi një pjesë të pasurive të fshehurave në emra dikur të besuar, produkt i pastrimit të parave të aferave korruptive me paratë dhe pronat publike. Ata nuk mund të nisin beteja gjyqësore, por as luftë private, pasi secila rrugë mund t’i ekspozonte në sytë e SPAK-u, çka pasoja do të ishte e dyfishtë; proces penal dhe sekustrim të pasurive. Dosjet e SPAK kanë treguar se figurat e krimit dhe korrupsionit konsumojnë shumë energji dhe kanë një shqetësim gjithnjë e më të shtuar për fshehjen e parave të pista, pastrimin e parave dhe sidomos kamuflimin e pasurive, për t’i shpëtuar sekustrimit.

-Po kush janë politikanët, drejtorët, ish pushtetarët dhe gazetarët me vila të fshehura në Olea Residencë? Kush janë katër ‘B-të’?

-Cili është roli i Klaudio Riko, pronarit të kompanisë ndërtuese Halisof? Në emër të kujt rezultojnë sot vilat e parave të pista dhe kush fshihet pas tyre?

-A do nisë SPAK një hetim kryesisht? Vijon…