Pierre-Olivier Costa, ish-shefi i kabinetit të Brigitte Macron, nën hetim për ngacmime seksuale në muzeun e Marsejës

Një tjetër skandal ka tronditur Francën, kësaj radhe i lidhur me Pierre-Olivier Costa, i cili dikur mbante postin e shefit të kabinetit dhe ishte ndër bashkëpunëtorët më të besuar të Zonjës së Parë, Brigitte Macron. Ai tani përballet me akuza të rënda për ngacmime seksuale dhe morale ndaj punonjësve të institucionit që drejton.

Costa, 58 vjeç, shërbeu për pesë vite në Pallatin Élisée si njeriu kryesor i Brigitte Macron, ndërsa që nga viti 2022 mban postin e drejtuesit të Muzeut të Qytetërimeve Evropiane dhe Mesdhetare (MuCEM) në Marsejë.

Të lidhura

None found

Një nga akuzat më serioze vjen nga një punonjës i sektorit të komunikimit në muze. Sipas dëshmisë së tij, gjatë një aktiviteti të zhvilluar më 8 gusht 2025, Costa i kishte bërë vazhdimisht propozime seksuale, duke i kërkuar kryerjen e akteve seksuale. Punonjësi pretendon se kërkesa ishte përsëritur rreth 30 herë brenda asaj mbrëmjeje dhe se Costa i ishte afruar fizikisht në mënyrë frikësuese, duke e bërë të ndihej i kërcënuar.

Nga ana e tij, Costa i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime. Ai deklaron se nuk ka asnjë kujtim të ndonjë bisede me punonjësin në fjalë gjatë asaj mbrëmjeje dhe se kurrë nuk u ka bërë propozime të tilla vartësve. Sipas raportimeve të mediave franceze, në mars 2026, prokuroria e Marsejës hapi një hetim paraprak lidhur me dyshimet për ngacmime seksuale dhe morale, pas një ankese të bërë nga një punonjës i muzeut.

Në të njëjtën kohë, Inspektorati i Përgjithshëm i Çështjeve Kulturore kreu një hetim administrativ për mënyrën se si drejtohej institucioni. Gjatë këtij procesi u intervistuan 61 punonjës dhe ish-punonjës.

Raporti i hetimit nxori në pah pretendime për komente seksuale, seksiste dhe poshtëruese ndaj stafit, si dhe dyshime për favorizime në procedurat e prokurimit publik. Një ish-punonjës tjetër ka pohuar gjithashtu se ishte ballafaquar me propozime seksuale dhe komente të papërshtatshme nga Costa.

Pas këtyre gjetjeve, Ministria Franceze e Kulturës mori vendimin për ta pezulluar atë për katër muaj, duke nisur nga korriku 2026. Megjithatë, rikthimi i tij në krye të muzeut më 1 nëntor shkaktoi reagime të forta mes punonjësve. Rreth 85 për qind e stafit mori pjesë në një grevë të organizuar si shenjë proteste ndaj rikthimit të tij.

Edhe Bashkia e Marsejës njoftoi më 9 nëntor se do të pezullonte pjesëmarrjen e saj në këshillin administrativ të muzeut, duke rritur presionin institucional për të zgjidhur situatën.

Gjatë periudhës 2017-2022, Costa ishte një nga personat më të afërt me Brigitte Macron, duke drejtuar kabinetin e saj në Pallatin Élisée. Ai ishte përgjegjës për menaxhimin e axhendës, organizimin e takimeve dhe koordinimin e aktiviteteve të Zonjës së Parë.

Mediat franceze bëjnë me dije se marrëdhënia e tyre e ngushtë kishte vijuar edhe pasi ai u largua nga Parisi. Deri tani, Brigitte Macron nuk ka dalë me asnjë deklaratë publike lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ish-bashkëpunëtorin e saj.

Pierre-Olivier Costa i ka quajtur akuzat si të pabazuara dhe ka kërkuar që çështja të zgjidhet përmes sistemit të drejtësisë. Hetimet për këtë rast janë ende në vazhdim, ndërsa pretendimet ndaj tij pritet të shqyrtohen nga organet kompetente.


Shtuar më 23.11.2026 08:28

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş