Të dhënat flasin qartë: Kylian Mbappe lëkundet pikërisht kur Real Madridi ka më shumë nevojë për të

Një analizë e penalltive të ekzekutuara nga Kylian Mbappe që nga ardhja e tij te Real Madridi tregon një kontrast të theksuar në saktësinë e tij, në varësi të momentit të ndeshjes. Sulmuesi francez shfaq probleme të dukshme kur ekipi i tij ndodhet në pozitë të vështirë në rezultat.

Në total, që kur veshi fanellën e “Los Blancos”, 26-vjeçari ka gjuajtur 28 penallti në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, duke shënuar në 22 prej tyre, çka përbën një normë suksesi prej 78.57 për qind.

Të lidhura

None found

Por kjo shifër pëson rënie drastike në situatat kur madrilenët janë në disavantazh. Në këto rrethana, francezi ka arritur të shënojë vetëm tri herë nga shtatë tentativa, duke regjistruar një efikasitet prej vetëm 42.86 për qind.

Ky model u përsërit edhe të shtunën e kaluar në “Santiago Bernabeu”, në sfidën kundër Celta Vigos. Mbappe dështoi nga pika e bardhë në momentin kur Real Madridi ishte 1-0 prapa, por më pas Jude Bellingham dhe Carlos Espi shënuan për t’i dhënë fitoren ekipit vendas.

Një episod i ngjashëm kishte ndodhur edhe më 4 shtator, në transfertën ndaj Real Betisit. Atëherë, francezi humbi një penallti në minutat shtesë, teksa skuadra e tij po humbiste 1-0, duke i mohuar Real Madridit mundësinë për të marrë të paktën një pikë nga Sevilla.

Dy penalltitë e tjera të dështuara gjatë sezonit të tij të parë në kryeqytetin spanjoll ishin në ndeshjet kundër Athletic Bilbaos dhe Liverpoolit.

Vetëm në tri raste, Mbappe ka arritur të shënojë nga pika e bardhë dhe të ndihmojë Real Madridin të kthejë rezultatin. Kjo ka ndodhur në ndeshjet në shtëpi kundër Las Palmas dhe Olympique de Marseille, si dhe në udhëtimin ndaj Gironas.

Nga ana tjetër, shifrat e tij përmirësohen ndjeshëm kur rezultati është në ekuilibër ose kur Real Madridi kryeson.

Mbappe ka qenë i pagabueshëm në të 11 penalltitë e ekzekutuara me rezultat të barabartë, ndërsa ka shënuar tetë nga 10 tentativa në rastet kur madrilenët kanë qenë në avantazh.


Shtuar më 23.11.2026 08:38

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş