Dyshime për spiunazh, Greqia dëbon dy diplomatë rusë

23 Nëntor 2026 | 09:01

Dy diplomatë rusë janë dëbuar nga Qiproja nën dyshimin për spiunazh, konfirmuan dy zyrtarë qipriotë për Politico.

Sipas dy zyrtarëve të lartë të qeverisë qipriote, të cilët folën me Politico në kushte anonimiteti, shërbimet e inteligjencës së vendit zbuluan një rrjet që kërkonte të merrte informacion të klasifikuar në lidhje me sigurinë e Qipros dhe të Bashkimit Evropian.

Rrjeti dyshohet gjithashtu se u përpoq të fitonte akses në informacion në lidhje me teknologjitë, transferimi i të cilave në Rusi është i ndaluar sipas sanksioneve të BE-së , thanë të njëjtët zyrtarë.

Ata shtuan se dy diplomatët u detyruan të largoheshin nga Qipro javën e kaluar, pasi kishte dyshime se ata po punonin për shërbimet e inteligjencës ruse nën mbulesë diplomatike. Sipas të njëjtave burime, ata dyshohet se ishin në kontakt me qytetarë qipriotë që kishin qasje në informacione konfidenciale.

Sipas Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës, që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, vendet evropiane kanë dëbuar më shumë se 700 zyrtarë rusë nga misionet diplomatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Igor Dodik mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

Presidenti i Republikës Sërpska, Savo Miniç, e ka mandatuar të dielën Igor Dodikun për formimin e qeverisë së re të këtij entiteti serb të Bosnje...
16:37 | 22/11/2026

Sherr masiv mes të rinjve në Greqi, 50 persona dhunojnë 10 adoleshentë në një park

Një sherr i dhunshëm midis të rinjve ndodhi në mesnatë në Volos të Greqisë. Sherri solli lëndimin e dy të rinjve të moshës 17 deri...
15:56 | 22/11/2026

Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?

Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përgatiten për një tjetër betejë juridike në Hagë – këtë herë për të kundërshtuar aktgjykimin që i...
15:09 | 22/11/2026